Pamjet Ekskluzive/ Sherri
në QSUT, zbardhen emrat

Pamjet Ekskluzive/ Sherri<br />në QSUT, zbardhen emrat
TIRANË - Zbardhen identiteti i IT-së së policisë dhe oficerit të ushtrisë që u arrestuan mbrëmjen e kaluar në QSUT. Tre të arrestuarit, janë Irdi Buzali IT në Policinë e Shtetit, Shahin Buzali dhe Edmond Çela, janë vënë në pranga pasi kanë shkaktuar një sherr në ambientet e spitalit, pasi ishin në gjendje dehur.
 
Mbrëmjen e djeshme, gjashtë persona, mes tyre edhe oficeri i IT-së së policisë dhe një oficer ushtrie janë gjendur në ambjentet e QSUT-së, sipas policisë, për të marrë mjekim pasi ishin në gjendje të dehur. Në debat e sipër mes tyre është dashur ndërhyrja e policisë, e cila i ka shoqëruar në komisarit, ku pas verifikimeve u bë i ditur dhe statusi i tyre.
 
Pasi u mësua statusi, për dy oficerët vazhdojnë hetimet, pasi ishin në shërbim, ndërsa i treti, drejtuesi i automjetit me të cilin kishin udhëtuar deri në QSUT, nuk kishte dokumantacionin përkatës. Tre personat e tjerë janë lënë të lirë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë