Godina e Kinemasë së Shkodrës është kthyer në një kantier ndërtimi.
Kryeministri Edi Rama postoi pamjet në rrjetet sociale, punimet po kryhen me ritme të shpejta.
Deri para pak kohësh ish-Kinema Republika ishte marrë me qira nga rrjeti i kinemave Millenium, por pas 23 vitesh është marrë në administrim si pronë publike.
Rama pati paralajmëruar se kinemasë do t’i kthehet identiteti si një hapësirë publike dhe vlerë e trashëgimisë dhe artit.
Komento