Të tjera pamje kanë dalë nga zjarri që ‘përpiu’ ditën e sotme pallatin te kompleksi Arlis në Tiranë.

Nga pamjet duket qartë momenti kur flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe në të gjithë faqen e pallatit, nga kati i parë deri te katet e fundit.

Nga zjarri mbetën të lënduar 11 persona, por pa pasoja të rënda. Fatmirësisht pas 4 orësh luftime me zjarret, flakët u vunë nën kontroll.


Lajmi kryesor:

Zjarri ‘përpin’ pallatin te ‘Arlis’ në Tiranë, dyshohet se nisi nga biznesi i katit të parë! 11 persona të lënduar, flakët vihen nën kontroll pas 4 orësh (VIDEO)