AUSTRALI - Megjithëse Dielli është rreth 150 milionë kilometra larg Tokës, nuk ka ndaluar astronomin amator Ralph Smith t’a fotografojë atë në këto foto mahnitëse, nga kopshti i shtëpisë së tij.

Ralph, nga Deeral në Queensland, Australi, përdori teleskopin e tij dhe sende të tjera të cilat ndodhen në çdo shtëpi të zakonshme, për të siguruar disa foto të detajuara të Diellit.

Nga fotot mund të shihen qartë flakët që ngrihen në sipërfaqen e Diellit, por edhe njolla të zeza të cilat janë zona më të ftohta të tij dhe që kanë parmasa më të mëdha se planeti jonë.

Për të siguruar këto foto, Ralph përdori një kamera të vogël njëngjyrëshe më USB, e cila iu bashkangjit teleskopit të tij nëpërmjet disa filtrave H-Alpha.

Më pas ai xhiron një video të shkurtër para se të nxjerrë disa sekuenca të cilat i punon në photoshop për të krijuar një foto të qartë.

Raplh thotë se ky është një hobi i tij të cilin e ushtron prej 14 muajsh. Ai shtoi se nuk ka një metodë të caktuar mbi këtë temë kështu që ai ka përdorur metodat e tij.

Por nuk është e lehtë të kapësh këto imazhe pasi moti nuk është gjithmonë i kthjellët dhe pa re.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)