PAMJET/ Majmuni në Sauk panik tek të moshuarit në azil! Institucionet “ping-pong”, pronari 1 mijë euro kush e kap

Prej rreth një muaji një majmun i egër endet i lirë në Sauk të Vjetër në periferi të Tiranës, i arratisur nga pronari i tij, një person që siç banorët e zonës tregojnë, po e kërkon për ta rikthyer në banesë dhe nuk po mundet. Në fillim, siç banorët tregojnë jashtë kamerave, ishte argëtuese të shihje në rrugët e lagjes një majmun, por kur kafsha u bë agresive, nisën të shqetësohen.

Të martën pasdite, majmuni është afruar pranë një shtëpie private të moshuarit, dhe ka qëndruar gjatë, deri mesditën e së mërkurës. Punonjësit e qendrës dhe të moshuarit u detyruan të qëndrojnë brenda nga frika e ndonjë incidenti.

Nga kamerat amatore, majmuni shihet teksa ushqehet me banane dhe kërkon të pijë ujë. Drejtuesja e azilit, Moza Moçkaj thotë për Report Tv se ndihet e shqetësuar për sigurinë e të moshuarve

“Kam të moshuar, janë nën amanetin tim dhe nuk mund të ju them fëmijëve u rrëzua nga ky problem. E bëmë një manovër që ta kapnim me kujdestarët, por në momentin që tentoje ta kapje bëhej agresiv. Ka gjithë ditën që ngjitet lart, hidhet poshtë”, thotë Moza Moçkaj.

Për të mësuar më shumë se kujt i përket ky majmun ka biseduar edhe me banorët.

“Ju thash dini gjë kush e ka majmunin dhe më thanë kujdes, është agresiv ka kafshuar 3 njerëz. Pash që majmuni ka një plagë të madhe. Ishte lënduar” shpreh Moçkaj.

Drejtuesja e qendrës na tregon se i ka kërkuar ndihmë institucioneve, por deri më tani asnjë reagim.

“Policia e Shtetit tha nuk është kompetenca jonë, është bashkiake. Bashkiakja më tha është i shtetit. Ping-Pong. Kam kërkuar dhe një veteriner dhe prej 3 orësh nuk vjen. Ndenji patrulla gjysmë ore, majmuni flinte nga ana tjetër që mund ta neutralizonin shumë kollaj”, thotë për Report Tv, drejtuesja e qendrës.

Majmuni që qarkullon në rrugët e banesat e lagjes është kthyer në objekt bisede të banorëve. i dinë edhe oraret e vendet ku lëviz, e madje situata ka kaluar edhe në nivel thashethemesh. Disa thonë se pronari i tij, ka bërë postime në rrjete sociale, duke ofruar 1 mijë euro për personin që arrin të kapë majmunin. Por askush prej tyre nuk di të thotë një emër se cili është personi që e ka majmunin, apo nëse kafsha mund të jetë pa zot.

Kontaktuar nga Report Tv, Bashkia e Tiranës thotë se nuk ka kompetencë të largojë kafshët që janë nën pronësinë e dikujt, ndërsa nga Ministria e Bujqësisë, shprehen se mund të bëjnë ekzaminime të tyre, por jo të kapin kafshët. Derisa të gjendet institucioni përgjegjës për të kapur majmunin që siç banorët tregojnë, është edhe i lënduar, kafsha do të vijojë të endet rrugëve të periferisë së kryeqytetit.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/06/2024 23:21

    A nuk tha Lali Eri qe nje qytet behet qytet me i mire kur i pranon te gjithe pa dallime?! Ja qytetaret kane nje rast t'a vene ne praktike.Pranojeni majmunin si qytetarin me te ri,por ama bashkia te mos beje ping-pong, te kujdeset per te dhe per /qytetaret/ e tjere qente e rrugeve,sepse sic duhet te pranoje te gjithe pa dallime,ka po ashtu pergjegjesi te kujdeset per te gjithe,po pa dallime.

    Përgjigju
  • Problem: 05/06/2024 21:02

    Paska i xhepist gjate nga surreli

    Përgjigju
  • Den: 05/06/2024 18:32

    Po mire,kush majmun e solli ne Sauk majmunin dhe kishte pashaporte majmuni kur kaloi kufirin?Po sikur te ishin 100 majmuna?Me siguri ate qe po ben dot berisha per te permbysur qeverine ,keta 100 majmuna do e kryenin,sepse 1 majmun dhe Po krijon kaos,po 100=x

    Përgjigju
    • Pjeter: 05/06/2024 20:27

      Hahaha majmun ky majmun i zoti!! Nje mije euro?? Ka struktura ne Shqiperi si ne te gjithe boten ku jane te perkushtuar per kafshet e egra? Po te kete,duhet te jene prezent edhe veterinere te paisur me pushke me ajer te kompresuar dhe me shiringa narkotike,dhe problemi zgjidhet me njehere,nje mije euro fare lehye.Nuk e di por besoj se duhet te kete,sepse nuk eshte çudi qe me bllokimin e gjahut ne Shqiperi,te dali ndonje ari si ky majmuni neper vende te banuara,si do i behet pastaj??

  • Dakord: 05/06/2024 18:06

    Pikë e zezë! Dhe thonë pastaj që jemi ne humanët specia inteligjente! Një tas ujë ka kërkuar i shkreti majmun! Ka menduar të vizitojë të parët e vet i shkreti majmun!

    Përgjigju
  • Muli: 05/06/2024 16:56

    Qenka i lezetshem majmuni

    Përgjigju
  • Shqiperia: 05/06/2024 16:15

    Po mire ska nje veterinar ti bej nje gjilpere ?? Pfff are do e mate uria e do sulmoje njerezit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor