Pamje mbresëlënëse vijnë nga Parku u Drilonit në Pogradec, i mbuluar tërësisht nga velloja e bardhë e dëborës. Pamjet janë ndarë nga kryeministri Edi Rama, i cili e krahason pamjen me ndonjë përrallë të Andersenit.
“Parku i Drilonit, që bora e këtij janari e bën të duket si i dalë nga ndonjë përrallë e Andersenit”, shkruan Rama.
Parku i Drilonit, një nga mrekullitë natyrore të vendit tonë, ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit. Ky park është një atraksion i rëndësishëm turistikë për juglindjen e vendit.
Komento