Pamjet nga masakra, ambasadori rus në SHBA: Ukraina i paguan 25 dollarë qytetarët për t'i bërë ato skena

Pamjet nga masakra, ambasadori rus në SHBA: Ukraina i paguan 25 dollarë qytetarët për t'i bërë ato skena

Për Rusinë, Ukraina po inskenon skena të ndryshme të krimeve, madje sipas tyre edhe paguajnë qytetarë të ndryshëm kundrejt 25 dollarëve.

"Autoritetet ukrainase janë duke rritur një fushatë për të përhapur akuza të rreme qëllimisht kundër ushtrisë ruse, gjë që ngre dyshime për sinqeritetin e pretendimeve të Kievit se ata duan të zgjidhin krizën përmes diplomacisë. Autoritetet ukrainase intensifikojnë çdo ditë fushatën e tyre dezinformuese anti-ruse, duke nisur akuza të pabaza për mizori të supozuara dhe krime lufte të forcave të armatosura ruse. Duke gjykuar nga retorika, udhëheqja e Ukrainës është e shtyrë jo aq nga shqetësimi për popullatën civile, por nga dëshira për të bërë imazhin e “viktimës” dhe për të diskredituar vendin tonë", tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, sipas së cilit për këto skena i paguajnë qytetarët nga 25 dollarë.


Lajmi kryesor:

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave