Koreja e Veriut raportohet se ka nisur të çmontojë një bazë kyçe për testet e armëve bërthamore disa javë përpara se udhëheqësi Kim Jong-un të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në një takim historik mes palëve.

Pamjet satelitore të shqyrtuara nga kërkuesit amerikanë duket se shfaqin shkatërrimin e godinave, zhvendosjen e shinave të trenit dhe mbylljen e minierave në bazën e testeve bërthamore në Punggye-ri të Koresë së Veriut.

Kërkuesit janë bazuar te fotografitë satelitore që prej 7 majit, sipas ueb-sajtit “38 North”.

Sajti ka analizuar pamje që shfaqin një ndryshim domethënës që është bërë në këtë vend-ndodhje.

'Ndërmjet 20 prillit dhe 7 majit 2018, ndërtesa e mundshme inxhinierike dhe një depo e mundshme e instrumentave janë rrafshuar së bashku me të paktën dy ndërtesa ose kapanone të tjera më të vogla”, sipas “38 North”.

Impianti bërthamor pas çmontimit