Nuk ka nevojë për 10.000 vetë që të provokosh kaosin. Mjaftojnë 100 apo 200. Sot, para Kuvendit, protestuesit e organizuar nga opozita nuk ishin më shumë se njëmijë, megjithatë mjaftuan njëqind prej tyre, me Berishën e Bashën në krye, për të thyer kordonin e policëve, që mbronin pa armë Parlamentin, duke sjellë kështu reagimin e forcave speciale. Tensioni zgjati gjysëm ore, por ato pamje do të bëjnë prape xhiron nëpër mediat ndërkombëtare, duke vazhduar të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në prag të sezonit turistik. Paradoksi është se, pasi theu kordonin e Policisë, krerët e opozitës akuzuan forcat speciale se përdorën gazin lotsjellës. Po çfarë duhej të kishte bërë Policia: të lejonte sulmin e Kuvendit pa reaguar? Më 16 shkurt, po kjo opozitë akuzoi Policinë pikerisht për të kundërtën, pra se e kishte hequr kordonin mbrojtës dhe nuk kishte mbrojtur “aq sa duhet” Kryeministrinë, “duke i shtyrë”, kështu, protestuesit që të thyenin xhamat dhe duke provokuar akte vandalizmi.
Pamjet e televizioneve, të cilat edhe sot bënë një sforcim heroik duke transmetuar direkt trazirat, nuk lenë vend për asnjë dyshim: edhe sot ishin protestuesit, me Berishën dhe Bashën në krye, që thyen kordonin e Policisë. Por Berisha e Basha e mohojnë dhe e quajnë reagimin e Policisë si provokim “kundër popullit”.
Tanimë është e qartë: është si një lojë me letra të falsifikuara, në të cilën ajo çka ndodh para syve të të gjithëve manipulohet dy minuta më vonë. Opozita, për të fituar konsensus, para së gjithash, duhet të jetë e besueshme. Të gënjesh në mënyrë kaq flagrante, demton kauzën e saj dhe shton dyshimin se në realitet ata gënjejnë për gjithshka.
xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disa pyetje për gazetarët, prokurorët dhe gjyqtarët që shohin presion vetëm nga Erion Veliaj dhe kanë falur shantazhet publike të Sali Berishës dhe klanit të tij mediatik
14 Mars, 16:26
-
Gara për një vend në listën e Berishës, çmendet edhe Jorida Tabaku ''e moderuara''
19 Shkurt, 15:59
-
Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?
29 Janar, 15:05
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
Po pse Berisha arrin të gënjejë edhe për lirinë e tij?
27 Nëntor 2024, 13:05
-
4 misteret në familjen Berisha pas protestës së 7 tetorit
8 Tetor 2024, 10:52
-
PD me Këlliçin e kanë linçuar Bogdanin si dikur Berisha ka bërë me Sokol Olldashin ose Azem Hajdarin. Dhe tani e qajnë njësoj!
21 Shtator 2024, 15:49
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator 2024, 12:27
-
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra
14 Shtator 2024, 17:10
-
Metamorfoza e frikshme e Gazment Bardhit, edhe ai i klonuar me shpejtësi nga Sali Berisha
11 Shtator 2024, 12:55
-
Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë
19 Gusht 2024, 18:03
" Nuk e ka fajin PD&LSI" por Qeveria qe nuk zbaton me shpejtesi ligjin dhe nenet e kodit penal. Z.minister i brendshem ARESTO LULZIM BASHEN DHE MONIKA KRYEMADHIN sepse kane qen ne shkelje te ligjit duke ushtruar dhe nxitur dhune ndaj popullsise.. Z. Kryeminister prokuroria e shtetit shqiptar si orani i pavarur pse nuk eee ARESTON BASHEN per thirje te egra dhe per nxitje dhune.... VLora te ka besuar mandate dhe ti duhet te veprosh me forcen qe te jep ligji dhe vetem ligji... JE ne rrugen e duhur dhe mos u tund se ne popullin e thjesht na ke nga pas te kutia e votimit ne 2021..
PërgjigjuSig. Bollino Lei è l'unico che trasmette la verità. Complimenti!!!! Credo che non ci sia cosi tanto da meravigliare... il Pd ha fatto esplodere per aria un intero paesino e ci troviamo ancora Fatmir Mediu, a quel tempo era lui il ministro degli Interni, oggi è di nuovo deputato... ma non ci sono parole
PërgjigjuPD gjithmonë ka pasur parim shpifjen, baltosjen e kundërshtarit dhe me gjuhën e poshtër mbledh injorant e partiake në protestë. Hedhin gurin fshehin dorën. E keqja e Shqipërisë dhe shqiptarëve SALI Berisha
Përgjigju