Gara në bllok për të parandaluar ngrohjen globale ka drejtuar shkencëtarët e inxhinierisë elektrike dhe investitorët drejt energjive të rinovueshme apo të gjelbërta prej më shumë se një dekade.

Dhe trendi më i ri janë panelet diellore, që po marrin një ‘boom’ pas parqeve eolike. Ditë më parë kryeministri Edi Rama postoi një video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook nga fusha e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, që po kthehet në investim strategjik për prodhim energjie të gjelbërt me panele diellore dhe që do rrisë cilësinë dhe sasinë e furnizimit apo qëllime tregtare të shtetit.

Kurse sot ai ka postuar një tjetër video nga një tjetër ‘plantacion të mbjellë’ me panele diellore dhe në proces. Rama e quan “një tjetër investim në seri me të tillë në buqetën e re të energjisë së gjelbërt” dhe që i shtohet “sovranitetit energjik të vendit”, "për të përmbushur një objektiv strategjik”.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES

dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030???????? eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur”.