/ATSH-AFP/ - Shkrimtari turk Orhan Pamuk, fitues i Çmimit Nobel të Letërsisë në vitin 2006, kritikoi atmosferën e "frikës" në Turqi dhe presionet e ushtruara nga regjimi islamiko-konservator mbi lirinë e medias, në një intervistë për një gazetë turke.

"Me e keqja është se ka një frikë. E vë re se të gjithë kanë frikë, kjo nuk është norlame. Liria e shprehjes ka rënë në një nivel shumë të ulët", tha Pamuk për gazetën "Hurriyet", me rastin e publikimit të romanit të tij të ri gjashtë vite pas botimit të veprës së fundit "Muzeu i pafajësisë".

"Shumë miq vijnë dhe më thonë se ky apo ai gazetar ka humbur vendin e punës. Madje edhe gazetarët që janë më pranë me pushtetin janë ndjekur. Nuk kam parë asnjëherë diçka të tillë", njoftoi romancieri 62 vjeçar.

Rreth shumë veprave të tij mbi Stambollin, qyteti i tij i lindjes, ai gjithashtu ka kritikuar deklaratat e fundit të presidentit Turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili u shpreh se "mmeshkujt dhe femrat nuk janë të barabartë pasi kjo është kundër natyrës njerëzore", duke shkaktuar polemikë në të gjithë botën.

"Romani im i fundit, në fakt, flet për shtypjen që ka pësuar femra në Turqi. Nëse duhet të kritikojmë Turqinë nga jashtë, kjo është për vendin që ka gruaja në shoqëri. Politikanët tanë bëjnë deklarata pa reflektuar mbi këtë pikë sikur ata duan të provokojnë një luftë", tha ai në një aludim ndaj polemikës së shkaktuar nga njeriu i pushtetshëm i Turqisë.
Erdogani ka drejtuar Turqinë nga viti 2003 deri në vitin 2014 si kryeministër para se të zgjidhej si president në gusht. Ai akuzohet nga kundërshtarët e tij për autokraci dhe për devianca islamike.

Pamuk është autori turk që ka veprat më të shitura në botë, të përkthyera në më shumë se 60 gjuhë. Ai është edhe turku i parë që merr një Çmim Nobel.