/ATSH-E.Xhajanka/- Shqipëria po rrit përfaqësimin e saj në panairet ndërkombëtare që po zhvillohen në vende të ndryshme të botës, me qëllim vendosjen e partneriteteve te reja përmes promovimit të bizneseve dhe resurseve shqiptare.
Biznese dhe sipërmarrës shqiptarë kanë shtuar interesin për pjesëmarrje në këto evente me qëllim promovimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së vendit dhe parashtrimin e mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit me homologët e huaj.
Elisabeta Katiaj, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kombëtare të Panaireve, thotë se kompanitë shqiptare sa po vijnë dhe po tregojnë më shumë interes për të zgjeruar tregjet e bashkëpunimit. Për këto kompani e rëndësishme është që të konkurrojnë në tregjet e huaja me produktet shqiptare, që e bëjnë Shqipërinë të jetë e përfaqësuar në mënyrë më dinjitoze në tregjet ndërkombëtare.
Kapacitetet e Shqipërisë janë shumë të mëdha për të qenë prezente në tregjet e huaja me vlerat dhe potencialet që ka vendi, si në drejtim të prodhimeve bujqësore bio, bimëve mjekësore, ku Shqipëria zë vendin e parë në Europë për eksportin e tyre dhe të 13-tin në botë, apo për prodhime tradicionale të punimeve te dorës, vlerave turistike, etj.
Katiaj thotë se, panairet dhe ekspozitat tregtare janë kthyer tashme për biznesin shqiptar në tryeza të strukturuara që i shërbejnë drejtëpërdrejtë zhvillimit të biznesit. Perveç lidhjes me konsumatorin e gjerë, interes të veçantë tregojnë takimet mes operatorëve të biznesit për mundësi bashkëpunimi.
Qendra Kombëtare e Panaireve i vjen në ndihmë biznesit shqiptarë duke promovuar në fillim të vitit kalendarin e panaireve që parashikohet të zhvillohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe të panaireve ndërkombëtare duke krijuar mundësi më të gjerë dhe lehtësi për thithjen e bizneseve të huaja në vendin tonë, që tregojnë interes për investimin në Shqipëri apo lidhjen e kontratave të distribucionit si në shërbim të rritjes së eksporteve ashtu edhe të importeve.
Sipas saj, nga ana tjetër dhe mbështetja që institucionet e linjës i ofrojnë biznesit shqiptarë për të rritur përfaqësimin në panairet ndërkombëtare, ka të bëjë me politikat e zhvillimit për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar për vendin tonë, përmirësimin e frymës së biznesit dhe rritjes së konkurueshmërisë.
"Ky është një nga pikësynimet e aktivitetit të Qendrës Kombëtare të Panaireve, i cili po e kthen në një traditë, informimin e biznesit për kalendarin e panaireve, duke i ardhur në ndihmë grupeve të interesit, pasi u shpërndan atyre edhe kontaktet e organizatorëve", thotë Katiaj.
Kalendari i Panaireve Ndërkombëtare më të spikatur për periudhën tetor -dhjetor 2015, parashikon zhvillimin e Panairit "Match 4 Industry" (15-16 Tetor në Kocaeli, Turqi), Ekspozitën e Ndërmarrjeve Mikro (26 - 27 Tetor 2015 Venecia, Itali), Panairin "Midest" (17 - 20 Nëntor 2015 Paris, Francë).
/Shqiptarja.com