BRUKSEL, 16 Janar/ATSH/- Në Qendrën Expo në kryeqytetin belg, Bruksel, është hapur panairi i 93-të i automjeteve.
Në panair janë ekspozuar modelet e fundit të automjeteve dhe motoçikletave të cilët kanë tërhequr vëmendje të madhe të vizitorëve. Në panairin, i cili mbahet nën organizimin e Federatës Belgjike të Automjeteve (FEBIAC), marrin pjesë 97 për qind të prodhuesve të automjeteve motorike.
Admiruesit e industrisë së automobilave kanë mundësi të shohin 600 automjete, si dhe qindra motoçikleta dhe furgonë. Panairi do të zgjasë deri më 26 janar, ndërsa këtë vit organizatorët presin rreth 600 mijë vizitorë./a.g/