Panairi i Librit, Berisha: Dolën të
vërtetat e fshehura nga komunizmi

Panairi i Librit, Berisha: Dolën të <br />vërtetat e fshehura nga komunizmi
TIRANE – Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Panairit e Librit Tiranë 2012 nga ku përshëndeti organizatorët, shtëpitë botuese, autorët pjesmarrës në këtë panair, që siç e cilësoi ai, “përbën ngjarjen më kulmore në jetën kulturore të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit.”

Sipas Kryeministrit Berisha, në këtë 100-vjetor librat për historinë e kombit shqiptar kanë zënë një pjesë të rëndësishme të botimeve.

“Ky panair, më i madhi i këtij lloji në historinë e Shqipërisë u jep lëxuesve shqiptarë kryevepra të letërsisë botërore e shqiptare. Por duhet të pranoj se në 100-vjetorin e pavarësisë në kurorë e tij shkëlqejnë librat e historisë së kombit shqiptar gjatë këtyre 100 viteve, libra të cilat vendosin në piedestal të vërtetat historike 100 vjeçare të shqiptarëve. Libra të cilat shënojnë një kapitull të ri në të vërtetën historike shqiptare, që u japin mundësi të rinjve e të rejave, grave dhe burrave të moshuarve dhe qytetarëve të të gjitha moshave të njohen me historinë 100 vjecare të këtij kombi dhe të këtij vendi., këto botime realizuan një nga objektivat më madhorë të shqiptarëve për kremtimin e 100 vjetorit.”, u shpreh kreu i qeverisë nga ambientet ku po zhvillohet ky panair, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Për shefin e qeverisë, këto botime “nxorrën të vërtetat historike nga bunkeri komunist dhe falsifikimi primitiv i historisë.Të vërtetat historike janë të një rëndësie të parë.”

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi