Panairi i librit, Botuesit: Tirana
10 herë më e shtrenjtë se Prishtina

Panairi i librit, Botuesit: Tirana <br />10 herë më e shtrenjtë se Prishtina
Ndryshe nga viti i kaluar ky vit shtëpive botuese të librit po u kushton më shumë pjesmarrja në Panairin e librit "Tirana 2012". Shqetësuese për ata mbeten çmimet e larta që janë caktuar për stendat e marra me qera.

Ata ankohen se krahasuar me po të njwjtat ambiente në panairin e librit në Prishtinë çmimet këtu janë 10 herë më të shtrenjta. Nëse në Prishtinë çmimet ishin 6 euro/ metër katror , në Tiranë ky çmim është 10 herë më i lartë. Ai shkon deri në 65 euro/ metër katrori. Ky mbetet ende një shqetësim për drejtuesit e shtëpive botuese.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, një tjetër problematikë që ngrihet në panairin e librit, është moszbatimi i vendimit të qeverisë për të përgjysmuar tarifat e qerasë për ambientet në Pallatin e Kongreseve. Ky vendim sipas tyre ende nuk është zabtuar dhe ata vijojnë që të paguajnë qeranë që iu është përcaktuar nga organizatorët e këtij panairi.

 "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.9967, datë 24.7.2008, "Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, "Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve"", me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave: VENDOSI: 1. Uljen në masën 50%, të tarifave të qirasë të disa ambienteve të Pallatit të Kongreseve, me rastin e hapjes së Panairit të 15-të të Librit "Tirana 2012".

Ulja e tarifave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë vetëm për datat 14-18 nëntor 2012, për zhvillimin e Panairit të 15-të të Librit "Tirana 2012". Në zbatim të këtij vendimi, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të lidhë marrëveshjet e qirasë me subjektet pjesëmarrëse në këtë panair", thuhet në VKM, i cili nuk dihet se kur do të hyjë në zbatim, pasi panairi mbyllet ditën e nesërme.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi