Panairi i librit, Luljeta Lleshanaku
Autorja e vitit
Panairi i librit “Tirana 2013” ndau çmimet e edicionit të 16-të në ditën e katërt të tij, ku ishte e pranishme ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ambasadorja franceze Christine Moro , botues,
Panairi i librit “Tirana 2013” ndau çmimet e edicionit të 16-të në ditën e katërt të tij, ku ishte e pranishme ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ambasadorja franceze Christine Moro , botues, shkrimtarë dhe dashamirës të librit.
“Autori i vitit” u vlerësua Luljeta Lleshanaku për librin me poezi “Pothuajse dje”.
Çmimin "Libri më i mirë për fëmijë”, i cili i mungonte prej vitesh këtij panairi e mori Gaqo Bushaku për librin “Pas Festës së Abetares”.
“Natyrisht që gjithmonë kur mer çmime është një kënaqësi dhe për autorin, megjithatë unë vlerësoj shumë punën që ka bërë Shtëpia Botuese, natyrisht dhe juria” u shpreh shkrimtari Bushaka.
Ndërsa studiuesi Sabri Hamiti mori çmimin “Libri Studimor” për veprën e tij dedikuar misionarit At Zef Pllumbi.Por si e vlerëson studiuesi Hamiti këtë çmim?
"Një vlerësim për punën që kam bërë, një përdallim mes kolegësh. Padyshim që ka një vlerë ky shpërblim sepse jep mendimin e një jurie profesionale në një krahasim të rezultateve që kanë qenë në panair" tha studiuesi Hamiti".
Në nder të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Albert Camus u nda dhe çmimi për përkthimin më të mirë nga veprat e autorit, i cili ju dha Petrit Sinanit për “Mitin e Sizifit”, ndërsa shkrimtarja e ndjerë Hida Halimi u vlerësua me çmimin më të veçantë të jurisë për romanin “Shpina”.
Panairi i librit “Tirana 2013” do të jetë i hapur për lexuesit shqiptarë edhe gjatë ditës së dielë, e cila do të shënojë dhe mbylljen e edicionit të 16-të të tij.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06