Panairi i librit, piratohet
Drejtshkrimi i Gjuhës  Shqipe

Panairi i librit, piratohet<br />Drejtshkrimi i Gjuhës  Shqipe
TIRANE- Në stendën e librarisë Albania librin “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” e kishin vënë mënjanë me shënimin “Nuk duhet të shitet, është i piratuar”. Në Panaiar nuk është vetëm ky libër pirat, por blerësit nuk kanë si ta dinë dhe shitja e  tyre vazhdon. Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka organizuar në ditën e tretë të Panairit “Tirana 2013” konferencën “Pirateria dhe ilegaliteti po e vrasin librin në Shqipëri”. Ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, përfaqësues të Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit në Shqipëri e Kosovë, etj. Kreu i Shoqatës së Boutesve, Petrit Ymeri ngriti edhe një herë shqetësimin, gjithnjë e më të dukshëm të botuesve për fenomenin e piraterisë së librit në Shqipëri. “Pashë një vëllim të botuar së fundmi, “Shenjat e pikësimit në gjuhën shqipe”, tha ndër të tjera ai.

“Dikush nga ne mund të mendojë se sa mirë që drejtshkrimi i gjuhës shqipe qenka i botuar. Padyshim, është shumë mirë, por atë ka të drejtë ta botojë vetëm autoriteti që e ka përgatitur që është Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë. Nuk mund ta botojë asnjë shtëpi botuese pa të drejtë. Po kështu edhe Shenjat e Pikësimit, duhet t’i botojë vetëm instituti i Gjuhësisë apo një botues i autorizuar prej tij”, tha Ymeri. Ai e sjell këtë shembull pasi sheh një akt shumë pozitiv në stendën e Librarisë Albania. Kutinë me vëllimin “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” e kishin vënë mënjanë me shënimin “nuk duhet të shitet, është i piratuar. “Për fat të keq, në libraritë tona ekspozohen libra të piratuar, që nga këta tituj që përmenda e deri tek autorë shumë të njohur, të cilët janë bërë publikë, por që përsëri janë nëpër librari. Pavarësisht se u fol e u shkrua, nga “Meinf Kamf” i Hitlerit e deri te “Arqipelagu Gulag” e shumë e shumë libra të tjerë të autorëve të njohur vazhdojnë të shiten”, tha Ymeri. Në emër të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve, botuesve e institucioneve shtetërore për t’u përballur siç duhet me këtë problem.
 
Çollaku: Ligji kundër piraterisë ekziston, nuk zbatohet
Specialistja e së drejtës së autorit, në ZSHDA, Mirlinda Çollaku e ka përshkruar situatën e të drejtës së autorit në Shqipëri në dy etapa: 1992-2005- krijimi i një tregu informal, sipas mundësisë; 2005-2013- standardizimi i tregut të librit, standardizim, i cili për fat të keq nuk ka ndodhur plotësisht.  “Si në shumë fusha dhe veprimtari që zhvillohen në Shqipëri edhe në fushën e të drejtës së autorit fajin nuk e ka mungesa e Ligjit, por moszbatimi i tij”, tha ajo.

Si shkeljet më të shpeshta me të cilët janë ndeshur Çollaku ka veçuar disa. E para, rastet kur autorë, ndryshojnë, gjatë kohës së kontratës, shtëpi botuese, duke prodhuar një situatë, ku dy shtëpi botuese, hedhin të njëjtën vepër në qarkullim, pa dakordësinë e palëve në kontratë ose pa u zgjidhur kontrata, sipas ligjit. “Këtu duhet patur parasysh se njëri nga elementet e kontratës se botimit është forma ekskluzive ose jo ekskluzive  e kalimit të të drejtës nga autori tek shtëpia botuese. Në rastin e një kontrate ekskluzive autori nuk mund ta kalojë të drejtën e botimit të veprës tek një shtëpi tjetër botuese. Kurse në rastin e kontrates jo ekskluzive ai është i lirë ta bëjë këtë gjë”.

Rast tjetër i ndeshur shpesh , sipas Çollakut, është kur një shtëpi botuese, e cila, pasi analizon dhe bindet për zhanrin artistik, i cili i prodhon të ardhura një shtëpie tjetër botuese, futet në treg, pa marrë asnjë autorizim nga autori, kryesisht i huaj, duke qenë të bindur në mosfunksionimin e shtetit. “Në të tilla raste, mundësia e marrjes se Barcode, ISBN, Rregjistrim Kontrate, etj, nuk ekzistojnë”, tha ajo. Gjithashtu raste të tjera të ndeshura shpesh e të veçuara nga Çollaku ishte edhe kur një shtëpi botuese, riprodhon, vepra artistike të shtëpive botuese të falimentuara, duke bërë lidhje të shkurtër me shtypshkronjat përkatëse. “Shtypshkronja, të cilat furnizojnë tregun e librit, me kopje libri, më shumë se tirazhi, i kërkuar nga shtëpia botuese. Ky fenomon ka çuar, që shumë shtëpi botuese, të zotërojnë vetë edhe shtypshkronja.

Shkrimi u publikua sot (16.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Ebrahim Raisi mori pjesë në hapjet e digave me Azerbajxhanit pak para aksidentit me helikopter

Presidenti Ebrahim Raisi mori pjesë në hapjet e digave me Azerbajxhanit pak para aksidentit me helikopter