Panairi i Librit, Rama: Qeveria
e interesuar për kulturën

Panairi i Librit, Rama: Qeveria<br />e interesuar për kulturën
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Panairin e Librit që u organizua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, “ky aktivitet dëshmon interesin e posaçëm, që ne si Qeverisë, përmes Ministrisë së Kulturës i japim këtij aktiviteti si përpjekje për të krijuar hapësirat e reja për librin dhe artin”.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Festivalin e Librit dhe Artit‏
 
“Dua të falenderoj me gjithë zemër, organizatorët, shoqërinë e librit si dhe dy kujdetarët e këtij festivali, Arlinda Dudajn dhe Vladimir Myrtezajn që libri dhe arti pamor të shfaqen në një formë alternative, që është pikënisja e një rruge ku do të formësohet një institucion i ri siç është ky festival”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.
 
“Ne duam që ky festival të marrë përmasa ndërkombëtare dhe të tërheqë çdo vit e më shumë, artdashësit, protagonistët e librit dhe jetës kulturore brenda dhe jahstë vendit.
Unë jam i bindur se për kohën e shkurtër, festivali e justifikoi plotësisht vetveten”, tha Rama.
 
Kryeministri Edi Rama tha se, “çmimi shumë i veçantë dhënë dje librit të Ardian Vehbiut tregon se ky festival është vullnet i shprehur kundër mediokritetit dhe mënyrave bajate të të menduarit dhe të konceptuarit të gjërave”.
 
“Institucionet tona publike duhet të jenë të hapura ndaj risive, ndaj talenteve dhe ku gjithçka e vendos merita, e vendos publika, sepse në këtë aspekt jemi shumë prapa botës ku duam të integrohemi”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij.

Redaksia online
(ash/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit