Panairi i librit, Shpallet edicioni
 i 15-të gratë dominojnë në juri

Panairi i librit, Shpallet edicioni<br /> i 15-të gratë dominojnë në juri
Megjithëse pas shpinës së botuesve në konferencën e dhënë dje për shtyp ishte vendosur posteri, ku shkruhej me mbështetjen e MTKRS-së dhe të Bashkisë së Tiranës, kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri, tha se nuk është lëvruar asnjë fond prej këtyre institucioneve.

Duke shpallur datën e hapjes së panairit, z. Ymeri tha do të jenë mbi 100 shtëpi botuese dhe shoqata nga treva të ndryshme shqiptare, por edhe universitete dhe shtëpi botuese në Panairin e Librit “Tirana 200” që do të mbahet nga data 14-18 nëntor.

I shtrirë në të tria katet e Pallatit të Kongreseve, me një pjesëmarrje më të madhe se një vit më parë, ky edicion është konceptuar në të trija katet, duke zënë një sipërfaqe mbi 1800 metër katrorë.

Mbi 60 mijë tituj do të ekspozohen në këtë panair, ndër të cilët rreth 1500 janë tituj të rinj, si dhe do të zhvillohen më shumë se 60 promovime autorësh e librash të rinj. Edhe këtë vit nuk do të mungojnë në Panairin e Librit botuesit nga jashtë kufijve, mbi 30 të tillë, ndër të cilët Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, shtëpi botuese me emër si “Konica” e “Zëri”nga Prishtina, shtëpia “Furkan” nga Shkupi etj.

Këtë vit panairi i librit me rastin e 100-vjetorit u ka lënë më shumë vend grave intelektuale. Është hera e parë që në jurinë e këtij panairi ka disa anëtare gra, duke kujtuar se vite me parë ka pasur vetëm një përfaqësuese femër ose asnjë. Jurinë e kryesojnë Dhurata Shehri, Mirela Kumbaro, Arta Marku, Parid Teferiç dhe Fatos Baxhaku.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë