TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka vizituar pak më parë panairin e mobilerisë nga ku ritheksuar edhe njëherë mbështetjen që qeveria do ti japë këtij biznesi të ri.

Sipas Ramës ky lloj biznesi ka nevojë për më shumë ambicie dhe qeveria ka projekte konkrete për këtë duke i krijuar asaj më shumë kushte për ofrimin e këtij lloji të shërbimit.

Këtu ka nevojë për të punësuar më shumë të rinj që kanë lidhje me dizajnin dhe që kanë studiuar për art. Ata kanë ide të reja dhe do të sjellin përmirësim të këtij biznesi,”- tha Rama në fjalën e tij në panair.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)