Panairi i parë i librit, Shehu: Kukësi, urë lidhëse e kombit, do zgjerojmë kufijtë

Panairi i parë i librit, Shehu: Kukësi, urë lidhëse e kombit, do zgjerojmë kufijtë

Panairi i parë i librit në Kukës

Me hapjen e panairit kombëtar të librit “Kukës Script” në sheshin e Kullës së Qëndresës, kanë nisur të shtunën pasdite aktivitet përkujtimore “Eksod 99”, të cilat çdo vit mbahen me 16 prill. Në këtë panair,  i mundësuar nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, marrin pjesë 60 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, e diaspora.

Është panairi i parë i nivelit kombëtar e më gjerë që organizohet në qytetin e Kukësit, në prag të ditës së përkujtimit të mikpritjes së madhe dhe bujarisë të vëllezërve kosovarë,16 prill 99. Në hapjen e panairit kryebashkiaku i Kukësit theksoi:

Kukësi është urë lidhëse e kombit dhe ne do të punojmë për shtrirjen e kufijve. Panairi kombëtar i librit synohet të kthehet ndër ngjarjet më të mëdha kulturore të sezonit turistik e jo vetëm, duke sjellë edhe shkrimtarë të shquar, personalitete nga jeta politike dhe kulturore.

Kryebashkiaku, Bashkim Shehu

Në ditët e panairit do të ketë paraqitje të veçanta për shkrimtarë të afirmuar nga Shqipëria dhe Kosova. Panairi, është organizuar nga Shoqata “ Durana”, do të jetë i hapur deri më 16 prill.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot