TIRANE- U hap dje në Tiranë, Panairi i Punës 2015, organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, me pjesëmarrjen e kompanive vendase dhe të huaja, të cilët kanë shpallur vende të lira pune në pozicione të ndryshme. Në këtë panair merr pjesë edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), duke ofruar 117 vende vakante, në pozicionet inxhinier dhe elektricist.
Në stendën e OSHEE, e cila do të qëndrojë e hapur deri më datë 1 maj, janë vendosur në dispozicion të të interesuarve formularët si dhe një ekip i detikuar për të sqaruar dhe intervistuar aplikantët.
OSHEE ndodhet në fazën e rimëkëmbjes përmes ndryshimeve, jo vetëm në aspektin ekonomiko-financiar, por edhe të burimeve njerëzore, duke riorganizuar strukturat sipas standardeve më të fundit bashkëkohore.
Kompania po trajton me vëmëndje maksimale ngritjen e kapaciteteve të administratës, për të qenë në një linjë me objektivat e rimëkëmbjes së sektorit. Së fundmi, shoqëria ka lidhur disa marrëveshje me sektorin e arsimit për të rritur nivelin e kualifikimit profesional, si për stafin aktual të OSHEE-së, ashtu edhe për brezin e ri që do të jetë pjesë e ekipit tonë!
Panairi i Punës 2015 zhvillohet me interesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, si dhe me mbështetjen e institucioneve më të rëndësishme të vendit. Panairi i Punës është vendi ku bashkohen të gjithë aktorët e tregut të punës, ku konkretizohet përpjekja e punëdhënësit dhe punëmarrësit për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit të vendeve të lira të punës.

FOTO
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com