Panairi “Tirana 2013”, Ministrja Kumbaro dhe
Ambasadorët: Të luftojmë piraterinë

Panairi “Tirana 2013”, Ministrja Kumbaro dhe<br />Ambasadorët: Të luftojmë piraterinë
Panairi i librit “Tirana 2013” hapi siparin për të 16-in vit radhazi në qytetin e Tiranës, ku morën pjesë personalitete të huaj , shkrimtarë, botues dhe lexues të shumtë.

Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi, Ambasadorja Franceze në Shqipëri Christine Moro përshëndetën hapjen e këtij aktiviteti të madh vjetor për librin.

Duke marë shkas dhe nga motoja e këtij panairi “Pirateria dhe informaliteti po e vrasin librin” ata theksuan rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

“Vlen të përsërisim këtu një angazhim të programit të qeverisë së re për të krijuar brenda mandatit të saj të parë Qendrën Kombëtare të Librit. Dhe po këtë vëmendje dua ta shpreh që e kemi edhe ndaj piraterisë ose më saktë të përqendruar në luftën që duhet ti shpallim piraterisë”, shprehu Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.


kumbaro
(Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë fjalës në çeljen e panairit)

"Në mënyrë që panairi i librit apo bibliotekat tona të jenë të vërtetë, pra që të krijojmë parajsë dhe jo ferrin duhet një ambjent i drejtë por edhe shumë miqësor për autorët, për krijuesit po ashtu edhe për botuesit në mënyrë që të mbrohet kjo kulturë në rritje nga pirateria dhe veprime të tjera të jashtëligjshme si informaliteti", tha shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ettore Sequi.

sequi
(Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ettore Sequi)

Ndësa Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu u shpreh:- "Është me të vërtetë problem, nuk është vetëm një gjë për Shqipërinë por për të gjithë botën. Është krim, i privon njerëzit nga ajo që është e tyre, pra e drejta e autorit dhe pengon zhvillimin e shoqërisë".

arvizu
(Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu në panair)

Në ditën e parë të panairit të librit  ishin të pranishëm lexues të moshave të ndryshme, të cilët u afruan pranë stendave për të bërë zgjedhjet e tyre.
 
Panairi  i librit “Tirana 2013” do të zgjasë deri më datën 17 nëntor, ku do të marrin pjesë 100 shtëpi botuese vendase dhe të huaja, institucione të arsimit të lartë dhe organizata të tjera që punojnë me librin.

panairi i librit

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim