Panairi “Work & Study”,3 mijë
vende pune, vetëm 350 kërkesa 

Panairi “Work & Study”,3 mijë<br />vende pune, vetëm 350 kërkesa 
TIRANE- Ka hapur dyert për të katërtin vit radhazi panairi “Work and study”, që ka si qëllim përballjen e ofertave të punës me punëkërkuesin. Panairi “Work and Study”, është një nismë e përbashkët mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me atë të Mirëqenies Sociale dhe të Arsimit, si edhe me Bashkinë e Tiranës.

Në këtë panair morën pjesë përfaqësues nga biznese të ndryshme, si dhe punëkërkues shumica e të cilëve ishin studentë, që synojnë të punojnë dhe studiojnë në të njëjtën kohë. Panairi do të zhvillohet përgjatë tre ditëve, 11,12 dhe 13 tetor, dhe pritet te ketë një numër të madh pjesëmarrësish.

Për t’u theksuar ishte fakti se numri i ofertave ishte shumë herë më i madh se ai i aplikantëve, përkatësisht rreth 3000 oferta punë dhe vetëm 350 aplikante.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes se panairit ka qenë edhe Kryebashkiaku Basha i cili ndër të tjera u shpreh se Ky aktivitet përcjell frymën e mirë të bashkëpunimit, krijojnë mundësi të reja për marrjen e informacionit të tregut të punës, lehtësojnë kontaktet e drejtpërdrejta të punëdhënësit me punëmarrësit, afrojnë shkollat me bizneset dhe nxisin punësimin

Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë