Ashtu si në edicionet e shkuara, ekspozuesit e huaj me synim investimet dhe shkëmbimet tregtare me Shqipërinë, shohin me interes të veçantë bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet në mbështetje të biznesit. Kryeministri Edi Rama, përshëndeti në hapje këtë edicion të 24-tërt të Panairit.
“Nëse sot, Shqipëria është një vend krejt tjetër, besoj që edhe themeluesit e nismës për këtë panair ndërkombëtar mund të thonë me krenari se kanë kontributin e tyre. Sot, biznesi shqiptar është një realitet i ri i historisë së vendit tonë. Një realitet i konsoliduar dhe produktet “Made in Albania” janë duke u zhvilluar dhe duke u rritur” tha ai.
Të tjera sallone të Specializuara kushtuar Librit dhe Medias, Tregut të Sigurimeve dhe Institucioneve Financiare, Mbrojtjes dhe Sigurisë, do të mirëpresin vizitorët e specializuar gjatë Panairit Ndërkombëtar Klik Ekspo Group. Në këtë edicion Klik Ekspo Grouop mirëpret në Tiranë sipërmarrës dhe vizitorë profesionistë nga mbi 20 vende; mbi 350 ekspozues të regjistruar dhe mbi 40.000 vizitorë të parashikuar përgjate ditëve të Panairit.
Ndërkohë për të pranishmit në ceremoninë e hapjes ishte organizuar edhe nje pritje në pallatin e brigadave.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










