Panairi, Ymeri: Informaliteti
e piratët vrasin librin

Panairi, Ymeri: Informaliteti<br />e piratët vrasin librin
TIRANE- Është çelur dje në Pallatin e Kongreseve Panairi i 16-të i Librit. Në ceremoni merrnin pjesë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, Ambasadori i SHBA-ve, Alexander Arvizu dhe Ambasadorja e Francës, Christine Moro. Këtë vit Panairi i Librit i ka çelur dyert me moton “Pirateria dhe informaliteti po e vrasin librin”. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi tha mes të tjerash se “Në këtë sallë kemi ekspertë që vijnë nga Bashkimi Evropian me një mision disa ditor në Shqipëri, ekspertë që merren pikërisht me fushën e të drejtës së autorit, pra pronësinë intelektuale dhe industriale. Gjatë kësaj jave ata do të bëjnë një vlerësim të legjislacionit shqiptar të kësaj fushe por edhe të zbatimit të tij. Në fund ata do të japin edhe rekomandimet përkatëse”.

Ndërsa ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu e ka cilësuar krim që duhet ndëshkuar vjedhjen e të drejtës së autorit. Fjalë përshëndetëse për të pranishmit ka mbajtur edhe Ambasadorja e Francës në Tiranë, Ch. Moro. Në fjalën e hapjes Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, pasi ka folur për krizën e pagesave dhe për numrin e botimeve që është ulur (1086 deri sot, krahasuar me 2866 të vitit të kaluar), kërkoi nga ministrja e kulturës rishikimin e politikave për librin. “Këshilli kombëtar i librit që ka vite që nuk funksionon, madje ka vite që nuk mblidhet, do të ishte një ndihmë e madhe në skicimin dhe realizimin e këtyre politikave”, tha Ymeri duke komentuar me tej se “E gjithë bota e letrave sot flet për të ulur TVSH mbi ebook-un, por në Shqipëri përveç faktit të mungesës së strukturës për këtë produkt të ri libror, mungon besimi i plotë për shkak të piraterisë, dukuri e cila po mbyt prej disa vitesh botimet shqiptare dhe në raste të formës alternative, të ebook të gjithë mendojmë: a do të piratohet edhe ky produkt? Në një kohë kur në Europë përpiqen të ulin tvsh-në mbi ebook-un, të ne kemi ende këtë tatim më të lartin në Europë me 20 për qind, një absurd që nuk kemi ditur kurrë ta kuptojmë”.
 
 Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin