Panama Papers, ja emrat
 dhe kompanitë shqiptare

Zbardhen emrat e shqiptarëve dhe kompanive të përfshira në skandalin e ashtuquajtur “Panama Papers”. Dokumentet janë publikuar rreth orës 18.00 në faqen online offshoreleaks.icij.org.

Dokumentet i përkasin firmës ligjore me bazë në Panama, Mossack Fonseca që u zbuluan nga një burim anonim i njohur thjesht si "Joh Doe". Dokumentet e publikuara zbulojnë pasuritë e fshehura të qindra politikanëve, zyrtarëve, ish-udhëheqësve të famshëm dhe yjeve sportive.

Pas publikimit të dokumenteve, kryeministri i Islandës Sigmundur Gunnlaugsson dha dorëheqjen, ndërsa si të përfshirë në këtë skandal u përmendën edhe kryeministri britanik David Cameron, Presidenti rus Valdimir Putin, ai i Ukrahinës Petro Pororshenko, ai i Argjentinës Mauricio Macri, ylli i futbollit Lionel Mesi, aktoir Jackie Chan, regjizori spanjoll Petro Almodovar.

Ishte punonjësi i firmës “Mossack Fonseca”, i njohur me emrin “John Doe” ai që i kaloi dokumentet sekrete gazetës gjermane “Sueddeutsche Zeitung” , e cila në total disponon rreth 11.5 milionë dokumente.

Në listën e dokumenteve dhe të dhënave të dala nga studio ligjore panameze Mossack Fonseca, ndodhen disa kompani shqiptare, aksionerë dhe përfitues të publikuara nga ICIJ.

Mes emrave shqiptarë është ai i Ismail Mulletit, një prej aksionerëve të kompanisë së markimit të karburanteve  "GFI Technologies" si dhe Petraq Shumka, Endrit Maloku.

Ndërsa kompanitë e lidhura me Shqipërinë janë:OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima dhe Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima.
 
Ja lista me emrat:

Oficerë kompanish të lishur me Shqipërinë

Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)
H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergaëi
PETRAQ SHUMKA
SUNDEEP BANSAL
ERA BANSAL
H.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani
Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting
REDËOOD INTERNATIONAL LTD.
Sheikh Hamed A Al Hamed
Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechoë
Mansour Mohammed Al Rumaih
ENDRIT MALOKU
Huda Ali Al-Tahhan
GREENBELT LTD.
COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH
Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani
SUN MINING LIMITED
Mr. Valter ARIAUDO
ELGALLAL AHMED
Mulleti Ismail
Mohammed Ahmed Bin-Himd
Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said

Kompani të lidhura me Shqipërinë
OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima
Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima
Adresat e lidhura me Shqipërinë            
33 Rexhep Talaj Korce Albania
408; Al Adiyat Bldg. 2; Al Barsha
Al Bateen Palace
Al Doha Compound; Villa 29; Al Dafina Area; 63 Al Shamiraya Street
Al-Jazeera Al Hamra Ras Al Khaimah
Al Shark Koëeit – Mubarak Al Kabir Street
calle Ëalter-Kolb-strasse 5-7; 60594 Frankfurt; Alemania
Flat 3, Al Batra Residence
Ibn Batuta Street H. No. 53 Al Malaz Riyadh 11511 K.S.A.
Palmaille 67; 22767 Hamburgo; Alemania
PLOT 16/8 NYERENE ROAD; DAR ES SALAAM; TAZANIA
P.O. Box 31291, Al-Jazeera Al Hamra Ras Al Khaimah
Rafaelo AP. 5; Shengjin Lezhe; Albanie
RR ALI DEMI PRANE XHAMISE SE TIRANE
shareh al rabih
Shk Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani
Str. Murat Toptani; Eurocol Business Centre; 2nd Floor; Tirana; Albania.
Villa 150; Streeet 2/D; Al Manara
Villa No16 Al Khayal Street, Al Roëdah Dist Jeddah 21411
Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima SAN JOSE-SAN JOSE, SABANA NORTE DEL RESTAURANTE ROSTIPOLLOS CIEN METROS AL NORTE Y CIEN AL ESTE EDIFICIO NUEVA
OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima SAN JOSE-SAN JOSE, SABANA NORTE DEL RESTAURANTE ROSTIPOLLOS CIEN METROS AL NORTE Y CIEN AL ESTE EDIFICIO NUEVA
169 Al Oroba Street
281 Al Khëaneej First,
 

Sipas ICIJ dokumentet e publikuara nuk do të përfshijnë të dhënat e llogarive bankare dhe transaksioneve financiare, email dhe korrespondenca të tjera, pasaporta dhe numrat e telefonit. 

panama paperes

panama paperes berisha

panama paperes

panama paperes

panama paperes

Pak ditë pas publikimit të skandalit "Panama papers" ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se ka nisur puna për hartimin e një ligji të ri që do t'i detyrojë të gjitha kompanitë e huaja offshore që duan të investojnë në Shqipëri që të publikojnë emrat e aksionerëve. 

Manjani iu referua nismës së qeverisë federale të Gjermanisë, kur tha se të gjitha kompanitë offshore që do investojnë në Shqipëri, do duhet të bëjnë publike emrat e aksionerëve.

“Ministria e Drejtësisë do të përgatisë një ligj që të detyrojë të gjitha kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri, të bëjnë publike listën e aksionerëve dhe për këtë do të ndiqet modeli gjerman. Çështja e kompanie offshore është një çëshjte globale, nuk ka lidhje me Shqipërinë, nuk ka lidhje me shqiptarët. Ministri i drejtësisë gjermane dje ka lançuar një nismë ligjvënëse për shtetin gjerman, sipas së cilës kushdo që investon në Gjermani duhet të bëjë publikë emrat e aksionerëve. Këtë ligj jemi gati ta përdorim. Ekspertët e ministrisë së drejtësisë po shohin mundësinë se ku do transponohet kjo pjesë e legjislacionit. Shumë shpejt nisim bisedimet për të marrë këtë model. Për ta bërë këtë sa më të mundshme edhe në Shqipëri, edhe pasi ta kem konsultuar me ministrin e Financave. Çdo kompani offshore që do të investojë në Shqipëri do duhet që të ekspozojë aksionerët. Kemi nisur punën, për të parë ku duhen bërë ndryshimet ligjore,” tha ministri i Drejtësisë.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë