/ATSH/- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, u shpreh të enjten në Komisionin e Ekonomisë, se buxheti 2015 për bujqësinë, zhvillimin rural dhe administrimit e ujërave ka një rritje me 26 % krahasuar me një vit më parë.
Ministri Panariti tha se, nga ky buxhet fonde të konsiderueshme do të adresohen për skemat e financimit të 10.800 fermerëve të cilët prodhojnë produkte bujqësore dhe blegtorale, për investime në skemat ujitëse e sektorë të tjerë që mbështesin rritjen e prodhimit bujqësorë vendas.
"Në bujqësi, financimi i adresuar nga qeveria synon të përmirësojë efektivitetin e funksionimit të skemës së subvencionimit të fermerëve, si dhe të përmirësojë infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, ndërsa për herë të parë qeveria do të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për bujqësinë, agro-industrinë dhe peshkimin, me synim zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe këta sektorë dhe rritjen e eficiencës brenda tyre"-tha ministri Panariti.
/Shqiptarja.com