Panariti:Çmimi i vezës s'është rritur
...në treg një kokërr shitet 16-20 lek

Panariti:Çmimi i vezës s'është rritur<br />...në treg një kokërr shitet 16-20 lek
Ministri i Bujqësisë ka mohuar rritjen e çmimit të vezëve. Por duke vëzhguar tregjet në kryeqytet na paraqitet një tjetër situatë. Një kokërr vezë mund ta gjesh me një çmim që varijon nga 16 deri në 19 lekë, dhe në disa raste edhe 20 lekë. Tregtarët shprehen se janë të detyruar ta shesin me këtë çmim për shkak se edhe çmimi i shumicës është rritur.
 
Ndërkohë, ministri Panariti u shpreh në një konferencë ditën e sotme se një kokërr vezë nuk mund të blihet as më shumë dhe as më pak se 15 lekë.

“Diskutuam për problemet e sektorit, për prespetkivën e këtij sektori. I kërkova përfaqësueseve, të më paraqesin një analizë për kostot. Të parandalojmë rritjet e cmimit të vezëve. Ka pasur spekullime për cmimin 30 lekë, ne do të kontrollojmë edhe shitësit me pakicë. Ata do fusin në prodhim një kontingjent të ri pulash, këto zoga që do futen në prodhim do rrisin ofertën. Kërkova që çmimet të jenë transparente dhe të favorshme”, tha Panariti.
 
Nga ana tjetër prodhuesit dhe importuesit e vezëve e justifikojnë rritjen e çmimit, duke e krahasuar atë me vendet e rajonit.
 
Ministri Panariti në një takim me prodhuesit deklaroi se në vendit tonë prej vitesh gjatë kohës së dimrit, dhe kryesisht festive të fundvitit çmimi i të gjithë produkteve të konsumit rritet. Për këtë ai deklaroi se do të ngihet një grup inspektimi për monitorimin e tregjeve, që konsumatorët të mos paguajnë për atë që konsumojnë.

Sipas tij në çdo vend të rajonit në peridhën e dimrit çmimi i vezës rritet, nisur dhe nga kushtet klimaterike. Ai theksoi se do të ketë transparencë për çmimet.
 
“Kjo është një peridhë e shkurtër. Sot çmimi që del nga pularia është 15 lekë. Nuk është çmimi i vezës 30 lekë kokra. Çmimi me pakicë i vezës është 15 lekë. Do të insistoj që të këmi transparencë. Në peridhën e dimrit çmimi i vezës rritet, kjo nuk është vetëm për Shqipërinë por gjithë vendet e rajonit”, deklaroi ministri.

Sipas tij Shqipëria nuk mund të lejojë importin nga vende të tjera përveç atyre të BE, pasi nuk ka siguri për konsumatorët.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Ishte në kërkim, policia ndalon 37-vjeçarin

Korçë/ Ishte në kërkim, policia ndalon 37-vjeçarin