TIRANE - Shqipëria dhe Mali i Zi do të zgjerojmë të gjitha lidhjet infrastrukturore ndërmjet tyre, jo vetëm ne funksion të lëvizjes së lirë, por edhe për qëllime ekonomike dhe turistike. Këtë e bëri të ditur sot, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, në forumin e biznesit dypalësh, me praninë edhe të Zv.Kryeministrit malazez Igor Lukshiç.
Më konkretisht, tha ai, "ne po ndërtojmë segmentet rrugore në kuadër të korridorit Adriatiko-Jonian; bashkërisht po punojmë për përmirësimin e rrugëve në të dy anët e kufirit, sidomos segmentet Ulqin-Muriqan dhe Podgoricë-Hani i Hotit-Shkodër, për thellimin e shtratit të Lumit Bunë dhe sistemimin e liqenit të Shkodrës. Planifikojmë ndërtimin e urës mbi lumin Bunë [Ada-Bojana]. Rruga Plavë-Guci-Podgoricë, e cila kalon në pjesën veriore të Shqipërisë, është në ndërtim e sipër. Do procedojmë me linjën energjetike 400 kiloVolt dhe Mali i Zi do të ketë të gjitha lehtësirat në lidhje me projektin potencial të gazit TAP".
Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi nga viti në vit, ka pasur tendencë rritjeje. Në fushën e shkëmbimeve tregtare, është në veprim “Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore/CEFTA”. "Gjatë viteve 2010-2012, eksportet tona janë 3-fishuar dhe importet janë 2-fishuar", - tha Panariti.- "Ndaj dhe ju ftoj të konsideroni seriozisht investimet tuaja të nderur biznesmen. Ju siguroj se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka, që ju të keni në këtë vend një histori të vërtetë suksesi. Në përfundim dëshiroj të theksoj se Shqipëria e konsideron Malin e Zi një vend mik dhe kjo është diçka e një rëndësie shumë të veçantë në perspektivën ekonomiko-tregëtare mes dy vendeve tona".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com