TIRANE- Mishi, peshku dhe nënproduktet e tyre që tregtohen nga pika të ndryshme në zonën e Pazarit të Ri, duket se tashmë i plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Të paktën kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, i cili ka parë sot nga afër disa nga pikat e tregtimi të mishit dhe peshkut në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë.
Rezultatet e arritura nga puna e Task-Forcës kombëtare për plotësimin e standardeve ligjore e higjienike në këto pika ishte arsyeja e inspektimit që ministri i Bujqësisë ndërmori në këtë zonë.
Pas inspektimit Panariti e ka cilësuar të sukseshme punën e bërë nga Task-Forca, ndërsa është shprehur se transformimi sapo ka nisur.
“Ishim dëshmitarë se si brenda një kohe të shkurtër mund të vendosen standardet më të larta të sigurisë ushqimore. Vizituam sot disa pika tregtimi që mund të konsiderohen model i cilësisë dhe sigurisë ushqimore, kontrolluam disa pika të tregtimit të bulmetit, të mishit, të peshkut, të cilët nuk kanë asnjë ndryshim nga standardet e kërkuara të cilësisë dhe sigurisë ushqimore nga ato të BE-së”, u shpreh ministri Panariti.
Më tej, i pyetur për subjektet që kanë rinisur punën pasi u mbyllën një javë më parë, si dhe shitësit ambulantë që vazhdojnë ende aktivitetin e tyre nëpër rrugët e Tiranës, Panariti shtoi se institucioni që ai drejton nuk ka si qëllim të përjashtojë askënd nga tregu. Sipas tij “është e nevojshme që çdo subjekt tregtar të përmbushë standardet e kërkuara dhe fakti që një pjesë e tyre janë rihapur, tregon që ato plotësuan standardet e kërkuara”.
Operacioni i Task-Forcës për të vendosur standardet ligjore dhe higjienike për tregtimin e mishit, peshkut dhe nënprodukteve të tyre ka nisur dy javë më parë, pikërisht në sheshin “Avni Rustemi” në kryeqytet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com