Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka vizituar në Grabian të Lushnjes një investim të ri që ka të bëjë me kultivimin e luleshtrydhes. “Unë mendoj që kjo do të jetë një nga dallëndyshet e para të investimeve serioze në bujqësinë shqiptare, bëhet fjalë për një kulturë e cila është e provuar që është e suksesshme, ka një treg të garantuar”, tha ai. 

Sipas ministrit, investimet sipas skemës së partneritetit publik-privat janë zgjidhja e duhur që do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë.