TIRANE-Ministria e Bujqësisë reagon pas protestës së tregtarëve duke deklaruar se është e vendosur të mos bëj asnjë kompromis.
“ Ministria e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, unë, nuk do hezitojmë, nuk do ndalemi e nuk do frenohemi nga kërkesa e vazhduar dhe insistuese për zbatimin e standarteve më të larta të sigurisë dhe cilësisë në prodhimet ushqimore.
Ju siguroj se nuk do jetë asnjë lloj kompromisi me këto standarde. Pasi unë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk do të bëjmë asnjë kompromis me helmimet, nuk do bëjmë kompromis me infeksionet, nuk do bëjmë kompromis me kancerin.
Nuk do bëjmë kompromis me keqformimet embrionale që bazën e kanë te ndotja e mjedisit dhe tek ndotja e prodhimeve ushqimore” –deklaroi Panariti.
Ai tha se institucioni që ai drejton nuk do të cënojë tregtarët që ushtrojnë aktivitetin konform ligjit. "Prandaj të lejohen autoritetet të veprojnë konform ligjit. Më lejoni të siguroj tregtarët që janë në krahun tonë, pasi jam i bindur që ata janë në krahun tonë për zbatimin e këtyre standardeve.
Ata jo vetëm që do jenë në treg, nuk do largohen nga tregu, por përkundrazi do gëzojnë gjithë mbështetjen tonë për të zgjeruar praninë e tyre në treg. Të tjerët, duhet të largohen dhe nuk ka lobim që i shpëton”- sqaroi Panariti.
SHLYHET BORXHI 850 MIJE DOLLARE
SISTEMI I KULLIMIT DEL NGA KOLAPSI
Ky qëndrim i ministrit Panariti u bë public gjatë një deklarate për mediat ku Ministria e Bujqësisë foli për nxjerrjen e sistemit të kullimit nga kolapsi duke larë borxhet e akumuluara në vite.
“Vëmendja e përkushtimi ynë është për të mirëmbajtur sistemin kullures, për të investuar në argjinatura, në hidrovore e në stacione pompimi.
Por e gjitha kjo nuk do kishte kurrëfarë vlere, në rast se ne nuk do ta nxirrnim sistemin nga kolapsi, pra nga borxhet e trashëguara dhe akulumuara prej tetë vitesh.
Dhe këto borxhe nuk janë pak, janë rreth 850 mijë dollarë. Por duke nisur nga sot, këto borxhe janë zero, për arsye se falë një mirëadministrimi të financave publike, një rialokimi të kujdessshëm të tyre, këto borxhe konsiderohen të shlyera. Kështu sistemi futet në binarët e normalitetit”-u shpreh Panariti.
PANARITI:TARIFA TE REJA
PER ENERGJINE ELEKTRIKE
“Ne tashmë kemi bërë gati edhe propozimet tona, për rishikimin e tarifave të furnizimit me energji elektrike, të hidrovoreve, të stacioneve të pompimit.
Së shpejti ky draft me tarifat e reja favorizuese do t’u kalojë institucioneve përkatëse për miratim, duke lehtësuar më shumë sistemin për të qenë në eficencë të mire, për të përballuar atë që duhet të përballojnë – kullimin.
Le të jetë ky ogur i mbarë për Qeverinë e cila ka ndërmarrë objektivin madhor për shlyerjen e borxhit publik. Fillesa është e jona, po jam i sigurt se do futemi në mënyrë të qendrueshme në shlyerjen e borxheve të mbetura e trashëguara nga tetë vitet e mëparshme”-njoftoi kreu i Ministrisë së Bujqësisë.
Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com