Panariti: Lëvizja e ministrave ri-
konfirmon marrëveshjen PS-LSI

Panariti: Lëvizja e ministrave ri-<br />konfirmon marrëveshjen PS-LSI
Lëvizjet e katër ministrave socialist nga kabineti qeveritar në kuadër të rivendosjes së një marrëveshje të re parazgjedhore mes PS dhe LSI-së është konfirmuar edhe nga ministri i Bujqësisë Edmond Panarit.
 
Gjatë një prononcimi për mediat, Panariti u shpreh se nuk është hata lëvizja e ministrave kur diskutohet rivendosja e një marrëveshjeje, referuar këtu marrëveshjes PS-LSI në 2013-ën dhe hapjes së rrugës së dialogut me opozitën.
 
"Çdo lëvizje që mund rtë ndodhë brenda kabinetit "Rama" dhe që i shërben rivendosjes së klimës së stabilitetit, që i shërben pikërisht këtij qëllimi. Mendoj se nuk është ndonjë dramë e madhe që largohen 2-3-4 ministra, mjaft kjo që t'i shërbejë rivendosjes së stabilitetit institucional, rivendosjes së dialogut dhe natyrisht rimarrjes së menjëhershme me shpejtësi të ritmit të reformës dhe rikthimit sa më parë të opozitës në parlament", u shpreh Panariti.  

Gjithashtu ministri Panariti, iu përgjigj interest të gazetarëve edhe për deklaratën e ministres Klajda Gjosha, e cila u shpreh se Meta do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve dhe LSI forcë e parë.

Sipas tij është legjitime që çdokush të kërkojë për kryetarin e partisë së vetë që të bëhet kryeministër. "Është një kërkesë plotësisht legjitime e një force politike që të kërkojë që kryetari i saj të jetë kryeministër i vendit", tha Panariti. 

Dy ditë më parë, ministrja Klajda Gjosha gjatë një prononcimi për mediat lokale në Pogradec u shpreh se pas zgjedhjeve të 18 qershorit Ilir Meta do të jetë kryeministër dhe LSI forcë e parë.

Panariti i bëri thirrje dhe opozitës që të rikthehet në Kuvend për të marrë përgjegjësitë që i takojnë. 

"Shpresoj që opozita të kthehet në institucione sepse është ruga e duhur. Ne e dimë mirë se çdo të thotë braktisje institucionale", u shpreh Panariti.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit