Panariti:Marrëveshjet i hapin rrugë
projekteve të përbashkëta me Kinën

Panariti:Marrëveshjet i hapin rrugë<br />projekteve të përbashkëta me Kinën
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Parariti, gjatë një interviste për televizonin kinez, në gjuhën shqipe, deklaroi se marrëveshjet mes dy vendeve, ngjallin interesin e investitorëve kinezë për të ardhur në Shqipëri. Panariti deklaroi gjithashu, se takimet dypalëse dhe marrëveshjet do t’i shërbejnë nismave konkrete në fushën e kanaleve kryesore, digave, argjinaturave, për të cilat Shqipëria ka ende nevojë. Ndërkaq, sipas Ministrit shqiptar të Bujqësisë, edhe projekti i përbashkët me Kinën për stacionin e mekanikës bujqësore në Cërrik, i jep Shqipërisë një status të veçantë, ku produktet shqiptare janë pjesë e një liste preferenciale, gjë që e bën më të lehtë praninë e tyre në tregun kinez.
 
Përse ndodhet Panariti në Kinë?

Qëndrimi im në Kinë ka të bëjë me firmosjen e një marrëveshje shumë të rëndësishme në fushën e administrimit të burimeve ujore të Shqipërisë. Një marrëveshje kuadër, e cila më pas hap rrugën për marrëveshje më specifike dhe për bashkëpunim për projekte të përbashkëta, si dhe për të lehtësuar dhe inkurajuar investitorët kinezë për të investuar në fushën e infrastrukturës së ujitjes e të kullimit.
 
Çfarë marrëveshje prisni të nënshkruani dhe çfarë sjell ajo për Shqipërinë?
Marrëveshja do të bëjë të mundur, që shumë shpejt, ne të kemi nismat e para nga ana e investitorëve kinezë në fushën e kullimit e të vaditjes, madje me t’u firmosur marrëveshja, besoj që, që nga java që vjen unë do të kem kontaktet e para me kompani të fuqishme kineze, siç ishte kompania “Power China”, të cilën e takuam dhe më specifikisht diskutuam për disa nisma apo kontrata investimesh në fushën e kanaleve kryesore, digave, argjinaturave, për të cilat Shqipëria ka ende nevojë dhe partneriteti me kompani kineze të specializuara e profilizuara në këtë drejtim, do të ishte shumë i mirëpritur. Sigurisht, marrëveshja tashmë i hap rrugën këtyre iniciativave të cilat, mendoj, do të kontribuojnë shumë në zgjerimin dhe modernizimin e sistemit vaditës dhe kullues.
 
Çfarë qëllimi kanë këto takime tuajat Panariti dhe cila është situata e shkëmbimeve tregtare apo e interesave në fushën e ushqimit me Shqipërisë dhe Kinës?

Unë kam qenë vetë, personalisht i angazhuar në takimet që janë organizuar në formatin 1+16. Takimi i fundit i organizuar në Bullgari ishte me shumë rëndësi dhe shumë i dobishëm, veçanërisht në koordinimin e bashkëpunimit midis vendeve dhe të përfshirë në këtë nismë dhe Republikës Popullore të Kinës. Ka shumë interes nga pala kineze për të investuar në fushën e bujqësisë, por edhe për eksportin e produkteve tona në tregjet kineze. Bëhet fjalë veçanërisht për prodhime si, prodhimi i vajit të ullirit për të cilën tregu kinez ka kërkesë të ndjeshme, madje ne kemi filluar eksportet e para të vajit të ullirit në tregun kinez. Dy kompani të fuqishme shqiptare në fushën e prodhimit të vajit të ullirit morën pjesë në “Panairin e Hong Kongut” dhe njëra prej tyre mori dhe çmim inkurajues, Medaljen e Artë, sigurisht që ai ndjeu dhe kontratat e para për eksportet e vajit të ullirit, por dhe të verës në tregun kinez. Kjo, sigurisht ngjalli interes nga pala kineze dhe nëpërmjet angazhimit dinamik të Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, unë kam pasur kontakte me dy - tre investitorë të fuqishëm kinezë, të cilët kanë shprehur interesin për të investuar në prodhimin e vajit të ullirit, pra në plantacione me pemë ulliri, njëkohësisht dhe në fabrikat e përpunimit të vajit të ullirit për eksport në tregun kinez.
Mendoj që vëllimi i shkëmbimeve në fushën e bujqësisë po njeh një rritje dhe kjo po duket fare mire edhe nga lëvizja e mallrave në drejtim të tregut kinez. Sigurisht, ne do të shfrytëzojmë të gjitha hapësirat që ekzistojnë midis vendeve, qoftë në drejtim të zgjerimit të shkëmbimeve tregtare, rritjes së vëllimit të produkteve bujqësore, por nga ana tjetër, ajo që është më kryesorja për të tërhequr investitorët kinezë për të qenë të pranishëm në investimet në bujqësinë shqiptare.
 
Si janë bashkëpunimet tuaja, të Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë me Kinën dhe çfarë zhvillimi i japin ato bujqësisë në Shqipëri, prodhimit shqiptar?
 

Ju e dini që Republika Popullore e Kinës kontribuoji duke i dhuruar bujqësisë shqiptare 10 eskavatorë të fuqishëm, që tashmë janë vënë në punë dhe po kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve të kanaleve kullues dhe kanaleve vaditës. Nga ana tjetër po diskutohet për të tërhequr një projekt të përbashkët midis Republikës Popullore të Kinës dhe palës shqiptare në krijimin e një stacioni të madh të mekanikës bujqësore, i cili do të vendoset në Cërrik për t’i shërbyer të gjithë makinerive, të gjithë flotës tonë të makinerive bujqësore, me pjesë këmbimi, me riparime me asistencë teknike. Kjo do të jetë njëkohësisht një hap shumë i rëndësishëm që do i shërbejë jo vetëm Shqipërisë, por pse jo dhe vetë rajonit. Sigurisht një marrëveshje e tillë i jep Shqipërisë një status të veçantë ku produktet shqiptare janë pjesë e një liste preferenciale, gjë që e bën më të lehtë praninë e tyre në tregun kinez. Unë kam patur dhe do të kem kontakte me autoritetet përkatëse kineze, në agjencinë përkatëse që mbulon çështjet e karantinës bujqësore, për të avancuar akoma dhe më shumë në këtë drejtim, sidomos në hartimin e një liste të produkteve, të cilët duhet të përfitojnë nga kjo marrëveshje në kuptimin e regjimit më të lirë të lëvizjes së tyre në drejtim të tregut kinez.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë