Panariti mbyll vizitën në Kosovë
Shqiptarët si tremben luftës

Panariti mbyll vizitën në Kosovë<br />Shqiptarët si tremben luftës
TIRANE- “Shqiptarët nuk i frikësohen e luftës, por kjo nuk është rruga qe e kanë zgjedhur” - Është përgjigjja që Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërise Edmond Panariti ka dhënë për thirrjet për luftë të presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç të bëra pak ditë më parë në median serbe.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti mbylli dje vizitën dy ditore në Kosovë, gjatë së cilës u theksua se bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët do të fitojë dimensione të reja pas përmbylljes zyrtare të pavarësisë së mbikëqyrur. Heqja e taksës mbi importimin e çimentos ishte një nga pengesat e cila u arrit pas bisedimeve mes dy ministrave të Jashtëm

“Çimentoja dhe patatja nuk do të bëhen pengesa në raportet Kosovë-Shqipëri” deklaroi më 25 korrik Enver Hoxhaj gjatë takimi që që zhvilloi me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.

Ndërkohë që reagimet ndaj deklaratës së presidentit Nikoliç u bënë dje gjatë homazheve në Prekaz ku u takua me përfaqësuesin e familjes Jashari, Muratin. “Nuk ka kërcënim që mund t’i frikësojë shqiptarët, por kjo nuk është rruga që mund të zgjidhen problemet. Shqiptarët edhe në luftë kanë treguar se janë popull paqedashës që dëshiron të bashkëjetojë me fqinjët dhe asnjëherë nuk kanë qenë agresor, ndaj dëshirojmë të vazhdojmë këtë frymë”, tha kryediplomati shqiptar në Prekaz, citon Top- channel.

Gjatë vizitës dy ditore e cila u mbyll dje, ministri i Jashtëm shqiptar zhvilloi takim me homologun Enver Hoxha, presidenten Jahjaga, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, dhe dy zëvendëskryeministrat e qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli e Sllobodan Petroviç.

Në takimin me kryeparlamentarin Krasniqi, u diskutua për koordinimin dhe bashkërendimin e mëtejshëm të veprimtarive të përbashkëta të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
“Ata ndanë mendimin se, megjithëse dy vendet kanë shënuar progres të konsiderueshëm në bashkëpunimin dypalësh, që nga shpallja e pavarësisë, ende nuk janë shfrytëzuar të gjitha potencialet dhe resurset që përbëjnë të dy vendet.”

Gjatë vizitës së tij Ministri Panariti bëri homazhe dhe vendosi një kurorë pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, në Memorialin e Heroit Kombetar Adem Jashari në Prekaz, si dhe nderoi figurën e poetit të shquar Ali Podrimja, duke vendosur një kurorë në emër të Qeverisë Shqiptare pranë trupit pajetë të poetit.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama