Panariti: Në 2014 nisim dhënien e
certefikatave për tokat bujqësore

Panariti: Në 2014 nisim dhënien e<br />certefikatave për tokat bujqësore
TIRANË - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka deklaruar se, buxheti i vitit 2014 për bujqësinë është më i madhi i bërë ndonjëherë, ndërsa sipas tij, është 50 për qind më i lartë se i vitit që po mbyllim. Deklarata e Panaritit është bërë në një konferencë për median, që ai e zhvilloi gjatë një pritjeje me gazetarët. Ai tha se, do të nisë edhe shpërndarja e certefikatave për takot bujqësore.
 
“Ky është fillimi i një procesi i mbylljes së një kalvari 20-vjeçar për tokat bujqësore dhe krijimit të bujqësisë së mbijetesës dhe jemi të vendosur që këtij modeli do i japim fund. Certefikatat e tokave bujqësore do nisim ti shpërndajmë që nga 2014 me qëllim që të kemi një bujqësi modele”, theksoi në fjalën e tij, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
 
“Buxheti i bujqësisë njeh një rritje prej më shumë se 50 për qindësh. Ajo që do të ndryshojë nuk është thjeshtë rritja e masës së financimit, por se si ne në çdo fazë do ti shfrytëzojmë. Ne jemi të vendosur që të mbështesim rezultatin”, tha gjatë fjalës së tij, ministri Panariti.
 
Panariti ka folur edhe për subvencionet që janë dhënë nga kjo ministri në ndihmë të fermerëve, bujqëve apo blegtorëve. Sipas tij, janë dhënë para për parcela me pemë që janë braktisur apo për tufa me bagëti që bëheshin bashkë për të marrë paratë.
 
“Nuk do të mbështesim klientelizmin, por rezultatin. Nuk do të paguajmë asnjë lek, për tufa bagëtishë të bëra bashkë për të marrë paratë e subvencioneve. Nuk do të japim më asnjë lekë për fermerë që mbjellin parcela me pemë vetëm për të përfituar subvencione dhe më pas i braktisin ata”, tha në fjalën e tij, ministri Panariti.
 
Gjithashtu, ministri i Bujqësisëtha se, do të paguhen edhe prodhimet bujqësore dhe ato të pemëtarisë. “Ne nuk do të hezitojmë të paguajmë çdo litër qumësht, kilogram frutash që çohen në pikat e grumbullimit. Ky është standardi i rritjes së prodhimit dhe sigurisë së produkteve në Shqipëri”, theksoi gjatë fjalës së tij, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë pritjes me gazetarët për festat e fundvititit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit