TIRANE- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i shoqëruar nga drejtuesit vendorë ka inpsektuar nga afër zonat e permbytura në komunën e Dajçit në Lezhë.
Gjatë fjalës së tij ministri Panariti ka deklaruar se do të ketë një ndërhyrje emergjente në shtratin e lumit Gjadër, me qëllim për ta zgjidhur këtë problem.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se do të ngrihet një shtab pune me komunën e Dajçit që do të evitojnë dëmet dhe nevojat në zonat më problematike për ndërhyrje emergjente.
Panariti ka bërë te ditur se ka patur probleme edhe në hidrovere ku ka munguar energjia për 15 ore. Ai i ka bërë thirrje KESH që të jetë më vigjilent në raste të tilla, që energjia në hidrovore të mos mungojë.
Situata më problematike përsa i përket permbytjeve në Qarkun e Lezhës është në komunën e Dajçit në Lezhë, ku nga dalja nga shtrati i lumit Gjadër janë përmbytur 1500 hektarë tokë si dhe me dhjetra shtëpi banimi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com