Panariti: Nga kjo pikë grumbullimi 
eksportohet në 18 vende të BE

Panariti: Nga kjo pikë grumbullimi <br />eksportohet në 18 vende të BE
DIVJAKE - Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti zhvilloi një vizitë në një pikë grumbullimi në Divjakë, pikë e cila u blen prodhimin gjithë fshatrave të zonës dhe i dërgon për eksport.

Në fjalën e tij Ministri Panariti u shpreh i impresionuar nga fakti se nga kjo pikë grumbullimi, perimet dhe frutat e Divjakës dhe Lushnjës shkojnë për eksport në 18 vende të BE dhe të Lindjes.

Ministri Panariti në takimin me sipermarrësit e pikës së grumbullimit dhe fermerët që sillnin produktet e tyre aty, u shpreh se Ministria që ai drejton do të mbështesë zgjerimin e këtyre pikave të grumbullimit, dhe do subvencionojë uljen e kostove të këtyre pikave në mënyrë që ato të kenë kapacitete thithëse për gjithë prodhimet e fermerëve.

“Bisedova me sipermarrësit dhe fermerët dhe thonë se nuk ka patur asnjë reklamim, pra domatja, preshi, lulelakra jane cilësore të sigurta dhe nuk përmbajnë mbetje. Ne kemi si sfidë të instalojmë sistemin e monitorimit nga ferma në tavolinë dhe përditë e më shumë po forcojmë kapacitetet e monitorimit e të kontrollit të cilësisë së produkteve, në mënyrë që këto produkte të plotësojnë standardet e cilësisë të kërkuara në BE”, tha Panariti. 

panariti
(Në foto: Ministri Panariti gjatë inspektimit të permieve në pikën e grumbullimit në Divjakë)

Ai tha se "prodhimet tona janë të sigurta, dhe këtë e tregon dhe fakti se asnjë nga 18 vendet ku këto perime të freskëta eksportohen nuk ka bërë asnjë reklamim, pra nuk ka kthyer mallin për mungesë cilësie".

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç