Panariti: Nga Shqipëria po ikin edhe fermerët, LSI do të rimbjellë vendin

Panariti: Nga Shqipëria po ikin edhe fermerët, LSI do të rimbjellë vendin

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se është koha për një projekt politik dhe ekonomik në mënyrë që të ndalet zbrazja e vendit nga emigracioni.

Sipas Panaritit nuk janë vetëm infermierët që po largohen, por sipas tij edhe bujqit dhe fermerët po ikin në Gjermani. Ndër të tjera Panariti shkruan se kjo që po i ndodh Shqipërisë është një hemorragji dhe sipas tij ka vetëm një rrugë, ajo e mbjelljes së Shqipërisë dhe mbështetjen e fermerëve.

"Koha për një projekt politik dhe ekonomik per te ndalur zbrazjen asgjësuese te vendit...! Nuk janë vetëm infermieret, por tashmë edhe bujqit dhe fermeret te cilet po e braktisin vendin! Gjermania ka nisur negociatat që sot me vendet e Ballkanit, per te punesuar jo vetëm ne menyre sezonale, por te perhereshme bujqit dhe fermeret tane ne fermat e saj. Sepse ka nje mungesë të madhe te fuqise punetore ne fermat e tyre , prandaj edhe i hoqen kufizimet per punetore te kualifikuar per punesim ne fermë. Tani e tutje kualifikimi i tyre do te behet ne pune e sipër nga vete pritesit gjermane. Synimi eshte që fermere nga mosha 20 deri ne 60 vjec , te rinj, gra, burra te pajisen me leje dhe vize pune, te lene vendin e tyre dhe te punesohen ne bujqesi dhe ne krye te pese viteve marrin leje të perhershme qendrimi. Kjo e zbraz vendin! Kjo masë lehtesuese emigrimi, zbatohet per here te pare dhe pritet të thithe të gjithë ate mase fermeresh pa kualifikim dhe të pa shpresë , e cila u hodh pa meshire ne rruge nga mbyllja e staneve, punishteve, pikave te perpunimit te tradites shumë vjecare, kinse per ti hapur rruge bujqesise se "shkallës" e cila po sundohet vetëm nga nje grusht biznesesh .... Kjo eshte nje hemorragji dhe drame e cila do ta "thaje" perfundimisht Shqipërine, me gjithe bujqesine dhe fshatin e saj , nese rrijme dhe veshtrojme eksodin ... Ka vetëm nje rruge! Te rimbjellim Shqipërine, bujqesine dhe fshatin me biznese te vegjel dhe te mesem agro bujqesore ..Ky duhet te jete "leitmotivi" i projektit te ri ekonomik per fshatin..I cili duhet te filloje qe tani, qe sot.. Te nise kudo në fushë dhe malesi per ti mbajtur njerezit ne vendlindje ! Duke inkurajuar fillimin e bizneseve te rinj agroperpunues me "start up" - e, me grante e subvencione dhe duke i liruar nga taksat dhe tatimet per te pakten pese vite sa te ngrihen ne kembe dhe te ecin vete . Kjo duhet te jete oferta e opozites per rimekembje, kjo ndal hemorragjine." shkruan Panariti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 13/01/2020 22:48

    Natyrisht sa mbillet floku ne koken tende do mbjelle lesh e lija o posa

    Përgjigju
  • sifi: 13/01/2020 14:25

    cfar mbjellje do besh o profesor ? Ishit ne pushtet dhe e kthyet Shqiperine ne qerise duke zhdukur pyje pa mbarim me leje nga ministria bujqesise dhe mjedisit .Ju e rropet me keq se PD dhe PS kete vend, prandaj kjo lloje propagande eshte boshe dhe pa vlere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë