VLORË - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka përshëndetur të rinjtë e LRI-së në kampin e Jalës në Dhërmi të Vlorës. Panariti, përshëndeti të rinjtë për rëndësinë që ka organizimi i kampingjeve të tilla, pasi kultivojnë te të rinjtë disa ideale.
 
Sipas tij në jetë ne kemi dy rrugë e para që mbështetet te konformizmi, por që nuk të çon shumë larg, ndërsa e dyta mbështetet te parimet, tek vlerat, është rruga më e vështirë por që të garanton sukses dhe të formon si lider.
 
Të rinjtë e LRI-së të mbledhur nga e gjithë Shqipëria kanë, krijuar një traditë të përvitshme për të pushuar me anë të kampingjeve pranë brigjeve të Jonit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)