TIRANE- Formalizimi i sektorit të bujqësisë mbetet një nga objektivat e Ministrisë së Bujqësisë.
Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, deklaroi se, koha e fermerit informal ka përfunduar, pasi për të nuk ka asnjë mundësi financimi as nga fondet kombëtare, e as ato të Bashkimit Evropian.
Në një intervistë televizive, ministri Panariti u shpreh optimist për një rritje 25-26% të fondit buxhetorë për këtë sektor krahasuar me vitin që po lëmë pas.
Ndërsa theksoi se, bashkimi i fermerëve dhe operimi në grup, është modeli i së ardhmes së bujqësisë në vend.
"Alternativa e tyre është të bashkohen rreth një produkti, është e vetmja rrugë. Nuk është koperativë e tipit komunist, ata mbeten prapë pronarë të parcelave të tyre. Në komunën Kafaraj janë 60 fermerë kanë bashkuar tokat e tyre rreth një kulture që është luleshtrydhja.Për këtë kanë një treg të garantuar, është një pikëgrumbullimi që u thotë unë jua marr me këtë çmim në këtë kohë dhe ju duhet të prodhoni luleshtrydhe me këtë farë dhe me këto parametra. E njëjta gjë po ndodh dhe në Derviçan me domaten. Ky sistem është i iniciativës. Ligji 7501 përveç që e ka ndarë tokën, kemi raste kur dhe nuk punohet fare" -tha Panariti.
Harta produkteve bujqësore prezantohet më 21 Nëntor
Ministri Panariti bëri të ditur se, në datën 21 nëntor, do të shpallë hartën e rajonalizimit të prodhimeve bujqësore, që sipas tij do jetë baza e financimeve për vitin e ardhshëm.
"Me datën 21 nëntor ne do të shpallim hartën e rajonalizimit të prodhimeve bujqësore. Pra kush janë kulturat tip që ja vlejnë të mbështeten dhe që janë prioritare për një qark të caktuar. Psh për qarkun e Korçës do mbështesim mollën, në Shkodër bimët mjekësore, aromatike, gështenjën. Nuk ndalojmë fermerët të mbjellin dhe prodhime të tjera, por nuk e subvencionojmë. Nuk subvencionojmë mollën në Sarandë, por agrumet.Kjo hartë do jetë baza e financimeve për vitin e ardhshëm".tha kreu i bujqësisë.
Ligji i ri për bujqësinë sanksion taksim progresivPër të gjithë ata që lënë tokën djerrë, ligji i ri për bujqësinë sanksion taksim progresiv deri në sekuestrimin e plotë të tokës nga shteti.
Ministri Panariti tha se, dikasteri i Bujqësisë ka si objektiv shtimin e sipërfaqes së serave deri në 300 mijë hektarë. Ministri Panarit foli edhe për investimet e Ministrisë në sistemin e ujitjes dhe kanalizimeve. "Ne kemi në total pak më pak se 700 mijë hektarë tokë bujqësore, ekzaktësisht 695 mijë hektarë tokë bujqësore të shfrytëzueshme. 80% e tyre janë të ndara me ligjin 7501, pra janë tokë private dhe 130 mijë hektarë janë tokë shtetërore, te cilen shteti ka të drejtë tua japë me qira investitorëve vendas dhe të huaj"-tha Ministri Panariti, duke nenvizuar se hyrja në nje marrëdhënie me shtetin me mekanizëm të qiradhënenies, në raste të veçanta shihet dhe forme e koncensionit, kur bëhet fjalë për një investim të karakterit strategjik.
Pikerisht per kete risi bashkepunimi ka pasur interes dhe ka filluar të lëvizin projekte të suksesshme të bazuara në partneritetin publik-privat, vuri ne dukje Panariti. /ATSH/
/Shqiptarja.com