VJENE - Shqipëria do të marrë mbështetjen e Austrisë për bujqësinë dhe zhvillimin e saj në zonat e pafavorizuara.
Ministri shqiptar i bujqësisë Edmond Panariti i cili ndodhet në Vjenë për një takim me homologun e tij ka marrë mbështetjen për bujqësinë dhe fermerët shqiptarë, të cilët kanë premtuar mbështetjen në krijimin e produkteve shqiptare të bujqësisë së markës si dhe certifikimin e tyre.
Panariti po zhvillon një vizitë në Austri me ftesë të ministrit të Bujqësisë dhe Mjedisit të Austrisë, Andra Ruppert. Panariti u prit nga homologu I tij Ruppert, me të cilin diskutoi dhe ra dakord për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.
Ministri Ruppert shprehu vullnetin dhe angazhimin e qeverisë austriake, e cila do të ndihmojë Shqipërinë në zhvillimin e bujqësisë në zonat e pafavorizuara duke nxitur krijimin e fermave me profil agriturizmi.
Po ashtu, Ruppert e siguroi ministrin Panariti për mbështetjen e vendosur të Austrisë në hapjen sa më parë të negociatave me BE dhe mbështetjen në zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe veterinare.
Ministri i Bujqësisë së Austrisë do të vizitojë së shpejti Shqipërinë për të nxitur zbatimin e marrëveshjeve midis dy vendeve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com