/ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti po zhvillon një vizitë pune në Izrael, bëri të ditur të mërkurën, në një njoftim për shtyp, ministria e Bujqësisë.
Ministri Panariti u takua në Tel Aviv me Ministrin e Bujqësisë të Izraelit, Yair Shamir, me të cilin diskutoi për mbështetjen e bujqësisë shqiptare me farëra dhe fidanë të zgjedhur cilësore si dhe financimin izraelit në zgjerimin e sipërfaqeve me sera për perimet.
Ministri Panariti, i shprehu ministrit Shamir, vullnetin e qeverisë shqiptare për të mbuluar deri në 60% të kostos të investimit të serave dhe i kërkoi homologut të tij mbështetjen për financimin e pjesës tjetër, citon njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa nënvizion se, ministri Shamir i propozoi Panaritit disa mënyra financimi dhe mbështetje për objektivin e shpallur për trefishim e sipërfaqeve me sera.
Ministri Panariti diskutoi me ministrin Shamir edhe për mundësinë e përfshirjes së kompanive izraelite në procesin e administrimit të shpërndarjes së ujit për vaditje.
/Shqiptarja.com