Panariti sot në Kosovë
Vizita e parë në Rajon

Panariti sot në Kosovë <br />Vizita e parë në Rajon
Ministri i punëve të Jashtme në Shqipëri, Edmond Panariti, niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë, ku pritet të mbërrijë në Prishtinë rreth orës 16:30.

Kjo është vizita e parë e ministrit Panariti, e cila do të çelë turin e vizitave të tjera në rajon, ndërsa ka vetëm 3 javë që ka marrë këtë post.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Panariti do të ketë bisedime dypalëshe me homologun e tij, Enver Hoxhaj, presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe me personalitete të tjera të rëndësishme të vendit.

Qëllimi i kësaj vizite do të jetë zgjerimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, diskutimi mbi ecurinë e proceseve integruese rajonale dhe europiane, pjesëmarrja e Kosovës në nismat e forumet rajonale, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i përpjekjeve për njohje të reja të Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ministri do të zhvillojë homazhe në vendin ku prehet ish presidenti, Ibrahim Rugova si dhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.
(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë