Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, mori pjesë në inaugurimin e Stacionit të parë Veterinar në Ura Vajgurore, Berat, modeli i parë në vend që do të sjellë përmirësim të shërbimit veterinar. Ministri Panariti theksoi se standardet e ketij shërbimi janë një kërkesë e BE-së, ndaj do të ketë disa klinika në të gjithë vendin.
“Përmirësimi i rrjetit të shërbimit veterinar është kërkesë e BE. Duhet shërbim bashkëkohor në sektorin veterinar. Garantim i produkteve të sigurta tek konsumatori. Do të ketë klinika veterinare në disa qarqe të vendit. Gjurmueshmëria e kafshëve është garanci edhe për eksporti”, tha Panariti.
Stadi i sotëm i zhvillimit të shërbimit veterinar, kërkesat dhe rekomandimet e vazhdueshme të BE-së për qasjen e shërbimit veterinar me standardet dhe kërkesat e BE-së nga njëra anë, monitorimi, kontrolli, lëvizja e pa kontrolluar e kafshëve, garantimi i produkteve te sigurta tek konsumatori, kërkojnë dhe bëjnë të domosdoshëm përmirësimin e rrjetit të shërbimit veterinar në Republikën e Shqipërisë. Për këtë qëllim, ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka ndërmarre një reformë të rëndësishme në fushën e veterinarisë.
Në kuadër të reformës veterinare dhe të forcimit të partneritetit publik-privat do të ngrihen klinikat veterinare në disa qarqe të vendit. Kriteret themelore për funksionimin e një klinike veterinare bazohen në punësimin e mjekëve veterinar dhe teknik të mesëm veterinarë të cilët deri më sot kanë punuar në mënyrë jo formale edhe pse mjeksia veterinare është një nga profesionet që rregullohet me ligj.
Ministria do te promovojë klinikat veterinare private. Ky hap do të formatizojë tregun e punës së 1200 veterinerëve privat dhe do të përmirësoje cilësinë e shërbimeve veterinare si kontrolli i sëmundjeve, vaksinimi, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve. Klinikat veterinare do ndërmarrin veprime kontraktuale në formën e Partneritetit Publik-Privat të mbështetura nga autoritetet veterinare.
Brenda këtij viti do të fillojnë punën tre klinikat e para veterinare në zonat pilot në qarkun e Beratit, Durrësit dhe Elbasanit dhe deri në fund të vitit të ardhshëm numri i tyre do të dhjetëfishohet duke u shtrire ne gjithë territorin e vendit. Kosto e shërbimit e ofruar nga këto klinika ose stacione do të jetë sa gjysma e kostos që i ngarkohen sot barinjve, fermerëve nga shërbimi i paorganizuar dhe në pjesë më të madhe informal.
Veprimet kryesore të shërbimeve te kryera nga këto klinika do të mbikëqyren nga autoriteti kompetent veterinar. /ATSH/
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com