Panariti: Vetëm financimi direkt pa kushte i bizneseve ndalon rrënimin e tyre

Panariti: Vetëm financimi direkt pa kushte i bizneseve ndalon rrënimin e tyre

Edmond Panariti

Ndërsa vendi po kalon një periudhë të vështirë ekonomike për shkak të pandemisë, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se vetëm financimi direkt pa kushte i bizneseve ndalon rrënimin e tyre. Ai thekson se financimi me kredi me interes 5%, në një kohë kur interesat e depozitave janë zero dhe po të llogariten komisionet e transaksioneve,  ato janë qartësisht negative.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit:

Vetëm financimi direkt, pa kushte i bizneseve ndalon rrënimin e tyre! 70 % e tyre tashmë janë në pikiatë. Me premtime "parash sovrane" të cilat as nuk rrjedhin dhe as pikojnë , ato po prekin fundin. Ashtu siç pritej, paratë e premtuara sovrane të qeverisë për pandeminë, jo vetëm që nuk po disbursohen por e kanë bërë akoma më të vështirë kreditimin e biznesit..I cili sot e ka jetësore, financimin për të mbijetuar. Dhe bëhet fjalë për financim me kredi me interes 5%, në një kohë kur interesat e depozitave janë zero dhe po të llogariten komisionet e transaksioneve ato janë qartësisht negative. Shkurt i bie që duhet të paguash që banka të ruajë paratë e tua, ndërkohë që nuk i përfiton ato si kredi edhe me "taksë" interesi 5%. Vetëm Shqipëria, dhe asnjë vend tjetër po luan në këtë mënyrë me bizneset e saj që po lëngojnë dhe falimentojnë .
Bashkimi Evropian dhe Amerika kanë zgjedhur vetëm pagesat me para në dorë, para direkt, pa kushte në konto për bizneset e tyre.. Nuk "tallen" me sofizmat e garancive sovrane!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI