Panariti viziton Romën
Mbështetje për statusin

Panariti viziton Romën <br />Mbështetje për statusin
ROME - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, zhvilloi sot një vizitë pune në Romë, gjatë së cilës u takua me homologun e tij italian, Giulio Terzi. Në takim u diskutua mbi forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve, zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ministri Terzi shprehu dëshirën të zhvillojë një vizitë së afërmi në Tiranë ndërsa vuri në dukje se mbështetja italiane për marrjen e statusit të vendit kandidat do të jetë e vazhdueshme. Ai u shpreh se Italia do të angazhohet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht, në fushat ekonomike dhe kulturore.

Nga ana e tij ministri Panariti shprehu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Presidentit italian Napolitano në Tiranë, në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjithashtu, kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi interesin e shprehur nga Italia për projektin e gazsjellësit TAP dhe falënderoi Romën për shprehjen edhe një herë të mbështetjes së Italisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë