Pandeli Majko ndan fotot nga Kharkivi në krah me drejtuesit e pushtetit lokal: Sot mbyllëm vizitën në Ukrainë

Pandeli Majko ndan fotot nga Kharkivi në krah me drejtuesit e pushtetit lokal: Sot mbyllëm vizitën në Ukrainë

Pandeli Majko krah drejtuesve të pushtetit lokal në Kharkiv

Në një vit luftë, deputetët shqiptarë të solidarizuar shkuan në Ukrainë edhe pse ne arenën e një beteje nga Federata Ruse. Socialisti ka ndarë një mesazh nga vizita përmbyllëse në Ukrainë ku ndan edhe disa foto nga takimet. Majko ka pozuar pranë drejtuesve të pushtetit lokal.

“Me drejtuesit e pushtetit lokal në Kharkiv… Sot mbyllëm vizitën në Ukrainë!”- shkruan Majko përbri fotove.

 Deputetët socialist shkuan në Ukrainë më 24 shkurt. Pandeli Majko, Denis Deliu dhe Xhemal Qefalia shpalosën flamurin shqiptar në parlamentin e Ukrainës. Bashkë me konsullin shqiptar në Ukrainë, Shain Omarov, deputetët morën pjesë në seancën plenare për 1 vjetorin e nisjes së luftës.

Kujtojmë se më 24 shkurt të vitit 2022 nisi lufta në Ukrainë që shkaktoi 137 viktima që në ditën e parë për shkak të sulmit rus. Sot ka mijëra viktima ndërsa Rusia nuk heq dorë nga pushtimi dhe ukrainasit thonë se nuk do të dorëzohen.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skepsi: 26/02/2023 19:33

    Ka shku me bo Business ,me shokët!një rrugë e gjoja dy punë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë