1 vit luftë në Ukrainë, Rama nga Hiroshima: Të luash me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është turp! Begaj dhe Nikolla: Shqipëria me ukrainasit

Në mesazhin e tij për 1-vjetorin e luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama thotë se populli ukrainas po mbron heroikisht vlerat e panegociueshme të lirisë, demokracisë, sovranitetit. Për kërcënimet e Rusisë për sulme me armë bërthamore, Rama thotë se është turp të luash me fjalën bombë sikur flet për kukulla.Mesazhin e tij e dha nga Japonia ku ndodhet në një vizitë zyrtare dhe u shpreh se ndihet i nderuar që flet nga memoriali i të zhdukurve në Hiroshima. Kreu i qeverisë zgjodhi pikërisht një prej 2 qyteteve të shkatërruara në Luftën e Dytë Botërore pikërisht nga armët bërthamore dhe theksoi se me mbështetjen e aleancës ndaj Ukrainës, çdo përpjekje për pushtim do të dështojë. 

“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh por ja ku jemi sot, 1 vit rezistencë, arritje, nën lidershipin guximtar të presidentit Zelensky. Me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë se e gjithë Rusia nuk mund ta fitojë luftën. Ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj që kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike. Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë”, tha Rama.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se Shqipëria vijon përpjekjet për mbrojtjen e një vendi sovran. Edhe Presidenti Bajram Begaj tha se Shqipëria me vendosmëri do të vijojë mbështetjen e popullit të Ukrainës.

Kujtojmë se më 24 shkurt të vitit 2022 nisi lufta në Ukrainë që shkaktoi 137 viktima që në ditën e parë për shkak të sulmit rus. Sot ka mijëra viktima ndërsa Rusia nuk heq dorë nga pushtimi dhe ukrainasit thonë se nuk do të dorëzohen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
1 vit nga lufta në Ukrainë, Meta: Populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi në ditën e përvjetorit të agresionit rus në Ukrainë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta shkruajti se që prej kësaj dite nga viti i kaluar, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën.

Mes të tjerash, Meta shkruan se Partia e Lirisë solidarizohet dhe mbështet popullin ukrainas deri në rivendosjen e paqes dhe sovranitetit shtetëror.   

“Si sot 1 vit më parë, Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër rus, e që prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri, në mbrojtje të atdheut, lirisë dhe demokracisë brenda kufijve të sovranitetit shtetëror. Angazhimi i hershëm ndërkombëtar nga OKB, NATO, BE, si dhe dedikimi i SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, në këto 12 muaj ka dëshmuar qartazi se uniteti i demokracive perëndimore është efektiv për mbrojtjen e Ukrainës nga ky pushtim ilegjitim dhe Ukraina do të qëndrojë e lirë dhe sovrane. Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe mbështje të palëkundur për popullin Ukrainas deri në rivendosjen e paqes dhe garantimin e sovranitetit shtetëror”-shkruan Meta.

Ora 14:34
Vizita e Ramës në Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima: Askush të mos e kërcënojë qytetërimin tonë me bomba bërthamore

 

Gjatë vizitës së tij në Japoni, Kryeministri Rama zhvilloi paraditen e sotme një vizitë në Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima ku pa nga afër dëshmi të një pjese të errët të historisë së Japonisë, që lidhet me armët bërthamore.

Kryeministri në mbyllje të vizitës në muze nënshkroi librin e të ftuarve të nderit. Ai u ndal gjithashtu të fliste për të pranishmit, duke e cilësuar këtë vizitë si një përvojë të veçantë humanizmi për gjithë njerëzimin.

“Është padyshim një përvojë e mahnitshme vizita në vendin tuaj dhe të njohësh nga afër njerëzit tuaj të mrekullueshëm.  Në Japoni, kjo është pika kulmore e vizitës tonë. Është tejet e rëndësishme sepse është një përvojë e veçantë humanizmi dhe për krejt njerëzimin. Unë dëshiroj shumë që kjo përvojë të na shërbejë të gjithëve si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. As nuk mund të imagjinohet të luhet me armët bërthamore, ashtu siç luhet me lodrat e fëmijëve. Nuk duhet njeri të guxojë as të çojë në mend të kërcënojë qytetërimin tonë me bomba bërthamore.  Unë jam i nderuar që vizitoj këtë vend që ka vuajtur dhe ka një histori unike. Për mua personalisht, do të jetë diçka që do ta kujtoj dhe do të shërbejë si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. Faleminderit Hiroshima dhe Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm japonez.

Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm, të gjithë ata që e bënë të mundur këtë vizitë, unë do të dëshiroja që të gjithë njerëzit e kësaj bote të mund të vinin e ta vizitonin këtë vend sepse është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe me siguri vlen më shumë se një mijë faqe lexime historie.

Kishte shumë njerëz që menduan se pushtimi i Ukrainës do të bëhej brenda një jave, por ja ku jemi, pas një viti rezistence heroike të popullit të Ukrainës. Falë dhe mbështetjes së botës demokratike, jo vetëm që Ukraina nuk u pushtua, por është bërë e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Ju jam mirënjohës që keni ardhur këtu të më bëni pyetje. Dua të shtoj vetëm një gjë. Po shikoj se po ndërtohet një stadium dhe që tani e tutje do të jem tifoz i çdo ekipi të Hiroshimës, në çdo lloj sporti. Ju uroj gjithë të mirat dhe të jeni kampion në çdo disiplinë sportive”, - u shpreh Kryeministri Rama.

Ora 14:29
FOTOT/ Një vit luftë, deputetët socialistë shpalosin flamurin shqiptar në parlamentin e Ukrainës

Deputetët socialistë kanë mbërritur në Ukrainë, teksa sot mbushet 1 vit që nga nisja e luftës. Deputetët, Pandeli Majko, Denis Deliu dhe Xhemal Qefalia kanë shpalosur flamurin shqiptar në parlamentin e Ukrainës. Bashkë me konsullin shqiptar në Ukrainë, Shain Omarov, deputetët morën pjesë sot në seancën plenare për 1 vjetorin e nisjes së luftës.

“Sot në Ukrainë, në parlament, në sesionin e posaçëm për përvjetorin e agresionit rus! Më pas, në Irpin ku masakra e luftës nuk ka fjalë ta shpjegoj…”, shkruan Majko.

"Sot, në parlamentin e Ukrainës ku morëm pjesë në mbledhjen plenare të Rada Verkhovna e Ukrainës për nder të një viti nga fillimi i agresionit të plotë nga Rusia. Bashkë me kolegët Pandeli Majko dhe Xhemal Qefalia, me prani të Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë z. Shahin Omarov dhe me ftesë të Kryetarit të Grupit për Marrëdhëniet Ndërparlamentare me Republikën e Shqipërisë, deputetit të Popullit z.Igor Vasyliv", shkruan Deliu. 

Ora 13:09
1 vit nga pushtimi rus, Presidentja e Kosovës: Lufta e Ukrainës është edhe e jona

1677240589_psan.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për 1-vjetorin e luftës në Ukrainë. Osmani shkruan se lufta e Ukrainës është edhe e Kosovës.

“Triumfi i demokracisë, drejtësisë dhe lirisë në Ukrainë do të jetë një fitore për demokracitë kudo Kjo luftë e ka bashkuar botën demokratike, por mbi të gjitha e ka dëshmuar se shpirti i popullit ukrainas është i pathyeshëm. Siç e dinë qytetarët e Kosovës shumë mirë, brutaliteti dhe agresioni nuk mund ta pengojnë vullnetin e një populli për të qenë të lirë”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Më tej, Osmani shtoi se Kosova do të qëndrojë gjithmonë përkrah demokracive të botës. 

“Sepse ne e dimë se lufta e tyre është lufta jonë dhe se triumfi i demokracisë, drejtësisë dhe lirisë në Ukrainë do të jetë fitore për demokracitë kudo në botë”.- shkruan Osmani.

Ora 12:11
1 vit luftë, Berisha nis konferencën me 1 minutë heshtje për Ukrainën: Putin e sulmoi pa asnjë shkak një vend të pavarur demokratik

 

Sali Berisha e ka nisur me një minutë heshtje konferencën e përjavshme me gazetarët për në përvjetorin e luftës së Ukrainës. Berisha tha se Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës pa asnjë shkak. Berisha tha se dënon këtë sulm.

“Sot mbushet një vit nga qëndresa dhe lufta heroike e kombit ukrainas kundër agresionit barbar rus. Një vit më parë, diktatori mizor i Kremlinit, urdhëroi trupat ruse të sulmojnë pa asnjë shkak, asnjë arsye, një komb, një vend të lirë, të pavarur, demokratik, një fqinj dhe në rrafshin etnik, një komb vëlla. Në të njëjtën kohë ai kërcënoi vende të tjera edhe anëtare të NATO-s dhe vringëlliu edhe potencialin e tij bërthamor.

Ky agresion në të vërtetë në fillim shtangu dhe tkurri për një moment Evropën dhe botën, të cilat përjetonin me ankth ditët e numëruara të rënies së Kievit dhe mbarë Ukrainës në kthetrat e pushtuesit barbar. Por ndërkohë që të tjerët prisnin dhe paralajmëronin për çështje ditësh kapitullimin e Ukrainës, Presidenti Volodimir Zelenski, forcat e armatosura, dhe kombi liridashës ukrainas u ngritën në zenitin e guximit, trimërisë, atdhetarisë dhe me një qëndresë epike shndërruan në kocka dhe hekurishte autokolonat e mijëra tankeve dhe agresorëve rus që po marshonin drejt Kievit.

Pas këtij shembulli frymëzues dhe të jashtëzakonshëm vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mobilizuan potenciale të mëdha financiare, logjistike, armatime moderne me të cilat luftëtarët e pamposhtur të Ukrainës bënë që agresori të dështojë me turp në rrafshin strategjik, taktik, operacional dhe sot pas një viti de fakto të mundet në çdo rrafsh ushtarak, ekonomik, politik.

Agresioni rus ndaj Ukrainës konsolidoi si asnjëherë më parë unitetin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendosmërinë e kësaj aleance dhe udhëheqësit të saj, SHBA, për të mbrojtur me fuqinë e tyre çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare të NATO-s. Lufta e kombit ukrainas nën udhëheqjen guximtare dhe largpamëse të Presidentit Zelensky, çliroi Evropën nga ‘pushtimi’ energjetik rus. Kjo luftë faktoi se ekspansionizmi rus është rreziku më i madh për paqen dhe sigurinë në Evropë.

Sot, në këtë përvjetor njerëzit e lirë në mbarë botën përulen me nderimin më të madh para qëndresës së jashtëzakonshme dhe sakrificës sublime të dhjetëra e mijëra luftëtarëve ukrainas të lirisë që luftuan dhe ranë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e vendit tyre. Partia Demokratike e Shqipërisë, duke dënuar me forcën më të madhe agresionin barbar rus dhe mbështetur fuqishëm rezistencën e fuqishme të popullit të Ukrainës ndaj tij, konsideron luftën heroike të kombit të Ukrainës kundër agresorit rus, si një luftë jo vetëm për sovranitetin dhe lirinë e vendit të tij, por si një luftë mburojë e pakapërcyeshme për mbrojtjen e lirisë në Evropë dhe në botë”, tha Berisha.

Ora 11:53
Begaj mesazh për Ukrainën: Shqipëria është me ju, qendresa juaj është frymëzuese

 

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka ndarë në Facebook-un e tij një mesazh për popullin e Ukrainës, në ditën që shënon 1 vit që nga pushtimi rus. Begaj thotë se Shqipëria do vijojë ta mbështesë popullin e Ukrainës me vendosmëri.

“Sakrifica dhe qëndresa e popullit të Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial janë frymëzuese për mbrojtjen e paqes, lirisë dhe vlerave demokratike. Shqipëria me vendosmëri do të vijojë mbështetjen e popullit të Ukrainës, Shqipëria është me ju” thotë Begaj në mesazhin e tij.

Ora 10:11
1 vit luftë në Ukrainë, Nikolla: Shqipëria vijon me mbështetjen! Jemi në krye të përpjekjeve të botës së qytetëruar për mbrojtjen e një vendi sovran

1675328927_Screenshot4.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mesazh mbështetjeje në 1-vjetorin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës

“Një vit pas sulmit ushtarak të Rusisë  kundër Ukrainës, Shqipëria vijon të mbështesë fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale.  Me Rezolutën e Kuvendit, mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake si vend anëtar i NATO-s, pritjen e të shpërngulurve dhe kontributin si bashkëpenëmbajtëse me ShBA në KS të OKB dhe unifikimin e qëndrimeve me BE, jemi në krye të përpjekjeve të botës së qytetëruar për mbrojtjen e një vendi sovran. Slava Ukraini!”, shkruan Kryetarja Nikolla.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 25/02/2023 17:20

    Të gjithë ju që më shani dhe më kundershtoni jeni vemje të pështirë shqipfolëse proserbe ! Ju nuk jeni Shqiptarë o derra… sa i perket Sales ua jap lirisht ta merreni e ta prezentoni për të dashurit e juaj e pse jo edhe për nënat…!!! Shqipëria është e Shqipëtarve e kurr nuk do jet e tradhtarve si Edvin shkjau shqipfolës me hittat e tij

    Përgjigju
  • Iris: 25/02/2023 00:23

    Z.Rama, prandaj vetem luajne me ate fjale,nuk kalojne ne veprim.Te gjithe ata qe kane armet atomike e njohin forcen e tyre dhe pasojat e tyre,jo vetem tek ata mbi te cilet mund te hidhen por dhe te vete hedhesit dhe e kam fjalen jo vetem per pasojat radioaktive por dhe per ato politike,ekonomike,sociale,etj,te gjitha shkaterimtare.Prandaj te gjithe mbeten vetem te kercenimi e paralajmerimi dhe askush nuk guxon te shkele butonin ne te vertete.

    Përgjigju
  • Ngjela: 24/02/2023 19:37

    Selensky dhe USA e moren ne qafe Ukrainen dhe Europen.

    Përgjigju
  • Eldi: 24/02/2023 18:59

    Gjithmone do jemi mbeshtetje e Ukraines

    Përgjigju
  • Eni: 24/02/2023 17:18

    Do e mbeshtesim gjithmone ne ukraine

    Përgjigju
  • Nori: 24/02/2023 17:17

    Mbeshtje te madhe na ka dhene ky vend

    Përgjigju
  • Vicidoli: 24/02/2023 16:55

    Vec Birisha ne trimat e cartun te Lacit e clirin Ukrainen.

    Përgjigju
  • Sara: 24/02/2023 16:24

    Urojme qe kjo lufta te mbaroi sa me shpejt

    Përgjigju
  • Kejsi: 24/02/2023 15:53

    Lufta nuk duhet te lejohet te ndodh,ajo duhet te ndalohet me cdo menyre,se vetem dhimbje sjell.

    Përgjigju
  • Mondi: 24/02/2023 13:08

    Shqiperia eshte dhe do te jete gjithmone ne ndihme te ukraines

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/02/2023 12:24

    Agjenti i Putinit në Hiroshima, çfar injoranti i pështirë

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 24/02/2023 23:57

      Arberor koqja: vetem cunat e Mamurrasit po ti jape urdher Sala, e clirojne Ukrainen. Le te fusin edhe ty ne mes te shkosh ne tw semes.

    • Arbëror zari Mulit: 24/02/2023 21:21

      Na myten kokpalaret e Salih Berishoviçit. Sa te terhek gjak shkieve o Arbëror zari

    • Arbëror sumqiri: 24/02/2023 21:15

      O sumce, shko mblidh kanoce se vetem per ate pun je.

    • Arbëror Shqupisti: 24/02/2023 20:18

      Eh mor kokpalar, per dy sufllaqe shite b… te Salehu. Ptu, rob pa dinjitet

    • Turi: 24/02/2023 18:48

      Ja dhe trushplari i shqupit doli me koment qe te nxjerri qoftet e dites. Prap bisht qeni do ngelesh o vemje

  • U.k: 24/02/2023 11:04

    Nje vite lufte ne ukrahin, por ca shofim ne lajmete e anglis vetum rrefugjate shqiptare. Pra kush ashte ne lufte???

    Përgjigju
    • Or tej: 24/02/2023 23:39

      Harrove edhe afganistanasit or teeeejjjjj

  • Alb: 24/02/2023 11:00

    Shiko popullin tan si ashte cop cop skamje.

    Përgjigju
  • iliri: 24/02/2023 09:58

    mesazh shum i bukur por kjo lufte duhet te mbaroje sa me shpejt

    Përgjigju
  • tosi: 24/02/2023 09:56

    uroj qe te mbaroj sa me shpejt prej kesaj lufte po humbin shjme jete njerzish

    Përgjigju
  • Adi: 24/02/2023 09:50

    Me vjen vertet keq per cfare ka kaluar ai popull

    Përgjigju
  • Olti: 24/02/2023 09:49

    Nje vit plot vuajtje per ate popull

    Përgjigju
  • Kevi: 24/02/2023 09:48

    Ne asnje moment nuk jan dorzuar po po luftojn per atdheun e tyre

    Përgjigju
  • Poku: 24/02/2023 09:21

    Ik or ha pershesh, kush te pyet ty mo rronxhobonxho

    Përgjigju
  • Lidershipi guximtar: 24/02/2023 08:48

    Edhe ne kemi lidership guximtar, i falim detin komshinjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë